LAJMI I FUNDIT:

Lojërat Mesdhetare, Krasniqi: Investimet do të bëhen në shumë zona

Lojërat Mesdhetare, Krasniqi: Investimet do të bëhen në shumë zona

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi sot (e hënë) se investimet për Lojërat Mesdhetare do të bëhen në shumë zona për të siguruar zhvillim të gjithmbarshëm.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka falënderuar ministrin e Sportit, Çeku, dhe zëvendësministren Osmani për angazhimin, Komitetit Olimpik, si dhe kryetarët e komunave ku do të mbahen lojërat.

“Faleminderit për një super angazhim Hajrulla Çeku dhe Daulina Osmani për t’i bërë të mundur Republikës të jetë nikoqire e Lojrave Mesdhetare 2030. Mirënjohës për angazhimin profesional të Komitetit Olimpik të Kosovës. Faleminderit dhe kryetarëve të qyteteve; Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë dhe Durresit për praniminim e përgjegjësisë për të pranuar propozimin e MKRS për organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’”, shkroi Krasniqi.


Krasniqi shtoi se lojërat do të shtrihen në të gjithë territorin, e rrjedhimisht edhe investimet.

“Lojërat Mesdhetare 2030 do të shtrihen ne gjithë territorin e Kosovës, rrjedhimisht edhe investimet do të bëhen në shumë zona për të siguruar zhvillim të gjithëmbarshëm”, përfundoi ministri Krasniqi.

Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.

Kjo është një arritje historike për Kosovën duke ditur se në këtë kompeticion marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, e të cilat do të zbarkojnë në Kosovë në verën e vitit 2030.

Sporte si hendbolli, volejbolli, volejbolli i plazhit, basketboll 3×3, gara të notit, futboll në rërë e të tjera do të zhvillohen në Kosovës, derisa për lojërat që kanë të bëjnë me plazhin, do të shfrytëzohet bregdeti shqiptar.

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori