LAJMI I FUNDIT:

Nis viti i ri shkollor në Shqipëri, 29 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës për herë të parë

Nis viti i ri shkollor në Shqipëri, 29 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës për herë të parë

Sot nis viti i ri shkollor 2023-2024 në Shqipëri. Rreth 29 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë ndërsa në klasat e 10-ta rreth 27 mijë.

Këtë vit të ri shkollor kanë përfituar tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit bazë nga klasë e parë deri në të 9-tën si edhe 16 kategori në nevojë, të veçanta në arsimin e mesëm.


Për herë të parë në këtë vit shkollorë, në klasë të parë janë pranuar edhe fëmijët që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6.

Krahas fëmijëve në sistemin arsimor janë edhe 31 mijë mësues, ndërsa procesi mësimor do të zhvillohet në 1700 shkolla të shpërndara në të gjithë vendin.

Në bazë të udhëzimit të ministrisë së arsimit, ky vit që nis në 11 shtator do të përfundojë në 14 qershor. Sa i takon pushimeve ato do të ndahen në dy periudha. Pushimet për rreth dy javë do të zhvillohen në muajin dhjetor, ndërsa 7 ditë të tjera janë planifikuar në javën e parë të Prillit.

Sipas vendimeve të marra, provimet kombëtarë të arsimit bazë do të zhvillohen ndërmjet datave 17-18 Qershor. Nxënësit do të testohen në lëndët Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Shqipe.

Sakaq dhe Presidenti Bajram Begaj ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor.

“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes”, shkruan Begaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori