LAJMI I FUNDIT:

Flet dëshmitari okular i vrasjes së Laert Kokës në Vlorë: I zbrazën breshëri në kokë, jo 3-4 plumba

Flet dëshmitari okular i vrasjes së Laert Kokës në Vlorë: I zbrazën breshëri në kokë, jo 3-4 plumba

Një dëshmitar okular ka folur për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 41-vjeçar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Sipas tij, viktima, Laert Koka, ishte goditur fillimisht nga mjeti i autorëve, ndërsa më pas njëri prej tyre zbriti nga makina dhe e qëlloi me breshëri, sipas dëshmitarit, në kokë dhe jo vetëm tre-katër plumba.

Më pas, sipas tij, mjeti i autorëve afrohet duke ecur mbrapsht dhe merr ekzekutorin e më pas largohen në drejtim të paditur.


“Asnjë nga ju nuk e ka kuptuar dinamikën. Ai që u vra ia futi vrapit në këmbë nga serviset deri te banka, aty tentoj të kalonte rrugën. Aty “Audi” po të shikosh në video e hedh si leckë te shkallët e furrës. Duket në video. “Audi” ndaloi te kryqëzimi, zbriti personi, një person i vetëm me “M5”, jo kallash, me silenciator, i vajti te koka, ia zbrazi tre katër herë. “Audi” bën mbrapa me derën hapur për ta marr këtë gjuajtësin. I ka zbrazur dy-tre breshëri në kokë, jo tre-katër plumba”, ka deklaruar dëshmitari okular për A2 CNN.

Mesa shihet në video, urdhri ishte që Keka të ishte i vdekur, për pasojë, atentatorët janë kthyer pas me makinë dhe e kanë qëlluar dhe 4 herë të tjera në kokë, duke i marrë jetën në vend. E gjithë skena është kapur nga kamerat e sigurisë në zonë, e ndërsa është e vështirë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Deri më tani, 30 persona janë pyetur nga uniformat blu, e ndërsa rreth 10 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Ndër 30 personat e marrë në pyetje janë familjarë, shok, të viktimës të pyetur për konfliktet që ai ka patur apo ngjarje të mëparshme të cilët kanë deklaruar se në dijeninë e tyre.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja, të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41-vjeçarin në trup, këmbë dhe kokë. Në vend ngjarje janë gjetur edhe gëzhoja pistolete çka tregon se ka patur shkëmbim zjarri.

Mësohet se viktima ka qenë një person me precedent penal, pasi ishte dënuar më herët me 10 vite burg për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim.

Nga ana tjetër, pak orë pas ngjarjes, policia ka gjetur dhe një automjet të djegur që mendohet se është përdorur nga autorët për të kryer ekzekutimin. Makina e djegur tip Audi është gjendur në zonën e quajtur “Kotë- Sevaster”, ku autorët e kanë lënë në rrugë dhe janë larguar me shpejtësi për t’u fshehur.

Deri më tani janë të paqarta shkaqet që çuan deri në ekzekutimin e tij, e ndërsa nuk ka asnjë autor të dyshuar që është ndaluar nga Policia.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori