Tetovë: Prindërit e nxënësve në “Kirili dhe Metodi”, të frikësuar për sigurinë e fëmijëve
Me kthimin e nxënësve në shkollë, filluan kokëçarjet për prindërit e fëmijëve të cilët mësojnë në shkollën fillore “Kirili e Metodi” në Tetovë, shkruan Alsat.
Nuk është zgjidhur problemi i pikë kalimit, ku shpesh si pasojë e vozitjes së shpejtë pësojnë nxënësit.
Në oborrin e shkollës, takuam Sefedin Cekën. Ai ka tre mbesa dhe çdo ditë i dërgon dhe i merr nga shkolla, sepse vet nuk mund ta kalojnë rrugën për shkak të nuk kalojnë rrugën ku vozitjet janë tejet të shpejta.
“Edhe pse jam në moshë skam çbëj, patjetër vij marr njërin sjell tjetrin, sepse ajo rruga është me rrezik. U vendos semafor po shpesh nga tre muaj edhe nuk punon. Nuk respektojnë rregullin në hall jemi me këtë rrugë. Jemi me shpi në lagjen tjetër, por është lodhje për mua kjo, në shi në borë duhet me ardh. Edhe pse ndonjëherë punojnë semaforët, por kot, nuk i respektojnë. Të paktën policia të jetë në këtë rrugë sepse është në pyetje jeta e fëmijëve”, tha Sefedin Ceka, banor.
“Rruga është katastrofale tani për tani, nuk ka kushte për ti lëshuar fëmijët vetë të vijnë në shkollë. Jemi të detyruar vetë të vijmë ti sjellim e ti marrim sepse është rrezik nuk bëjnë kujdes aspak edhe shoferët”, tha një banor tjetër.
Drejtoresha e Shkollës “Kirili dhe Metodi” në Tetovë, Sihana Kaba thotë se disa herë ka alarmuar në komunë për rrezikun.
“Ky problem është i kamotshëm. Shumë shpesh janë marrë nisma për të bërë mbi kalim por këto kanë mbetur vetëm fjalë dhe vepra asnjëherë s’ka pas. Besojmë që kjo strukturë e komunës do bëj diçka për sigurinë e nxënësve tonë, që të mos vij deri tek përsëritja e asaj që ka ndodhur. Këtu duhet të intervenohet një orë e më parë”, theksoi Sihana Kaba, drejtoreshë e Sh. F. “Kirili e Metodij”.
U drejtuam në komunën e Tetovës, nga ku u premtua se, këtë vit do bëhet zgjidhja e këtij problemi shumë vjeçar.
“Sipas analizave dhe konsultave me ekspertët e urbanizmit, kemi vendosur që aty të bëjmë rreth rrotullim që do i plotësoj kushtet për një qarkullim më të lehtë dhe të sigurt për qytetarët. Ne veçmë kemi porositur projektin për atë rreth – rrotullim dhe i njëjti do të ndërtohet brenda këtij viti”, u shpreh Albi Qamili, shef i kabinetit të kreut të komunës.
Shkolla fillore “Kirili e Metodi” në Tetovë është ndër shkollat më të mëdha me mbi 1000 nxënës, ndërkohë që në rrugën pranë saj, po thuajse çdo vit, pësojnë nxënës nga vozitja e shpejtë./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje