Shqipëria si kryesuese e Këshillit të Sigurimit në OKB ka thirrur një mbledhje për të dënuar veprimet e fundit të Rusisë në Ukrainë, që cenojnë ligjin ndërkombëtar.
Mbledhja e drejtuar nga përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, dënoi veprimin e Rusisë për të mbajtur zgjedhje lokale në territoret e pushtuara në Ukrainë. Sipas Hoxhës Rusia shpreson se zgjedhjet e rreme do të demonstrojnë kontrollin e saj mbi këto territore të pushtuara, por ato nuk janë gjë tjetër veçse një marifet propagandistik.
Përfaqësuesi i Shqipërisë gjithashtu kundërshtoi paralelen që ambasadori i Rusisë, Vasily Nebenza hoqi mes Kosovës dhe Ukrainës, duke thënë se në shtetin dardan shprehja e vullnetit të lirë u zëvendësua me një deklaratë pavarësie. Sipas tij edhe në rastin e zgjedhjeve në Ukrainë u zbatua ligji ndërkombëtar. Kjo solli reagimin e Shqipërisë
“Asgjë nuk mund të jetë më e pasaktë dhe larg të vërtetës se paralelja mes Kosovës dhe Ukrainës. Kosova nuk do të përdoret dhe nuk duhet të përdoret si një pistë apo kamuflazh për pushtimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Kosova u bë e pavarur pas luftës së përgjakshme dhe bisedimeve të gjata të paqes, në të cilat edhe Rusia ishte pjesëmarrëse. Gjykata ndërkombëtare tha se deklarata e pavarësisë ishte në linjë me ligjin ndërkombëtar. Në të njëjtën mënyrë do doja që Rusia të vepronte me ligjin ndërkombëtar, pasi gjykata ka nxjerrë një vendim që ndalon luftën e Rusisë. Kosova dhe Serbia është e rëndësishme të mos përfshihen në veprime agresive. Ato bisedojnë dhe janë të detyruar në një proces dialogu për të siguruar të ardhmen e tyre në paqe”, tha Ferit Hoxha
Përfaqësuesi i SHBA në OKB duke mbështetur linjën e Shqipërisë bëri thirrje për të gjitha shtetet që të dënojnë shkeljen skandaloze të së drejtës ndërkombëtare nga Rusia, duke e quajtur mbajtjen e zgjedhjeve lokale, një njollë në historinë kolektive të OKB-së si një organ i themeluar për ruajtjen e paqes botërore dhe një sulm ndaj rendit ndërkombëtar.
Sipas tij nuk duhet t’i jepet legjitimitet Rusisë në këto veprime./Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje