LAJMI I FUNDIT:

Sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të akomodohen në konvikte

Sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të akomodohen në konvikte

Qendra e Studentëve apo e njohur si ‘konviktet’ ka njoftuar se është përzgjedhur si vend për akomodimin e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) është mbajtur në Heraklion të Greqisë, ku Kosova ka fituar organizimin e Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

Pas fitimit të organizimit, tani kanë filluar edhe përgatitjet dhe Qendra e Studentëve ka njoftuar tashmë se sportistët që do të marrin pjesë në këtë Lojëra Mesdhetare do të akomodohen në konvikte.


Arritje historike, Kosova organizon Lojërat Mesdhetare 2030
Lexo po ashtu Arritje historike, Kosova organizon Lojërat Mesdhetare 2030

Sportistët që do të akomodohen nëpër konvikte, përveç fjetjes, do të mund edhe të ushqehen në mensë, të ndihen të sigurt dhe të kenë të gjitha kushtet.

Postimi i qendrës së studentëve

Qendra e Studentëve do të akomodojë me mijëra sportistë në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se në arritjen historike të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 edhe Qendra e Studentëve do të japë kontribut në mënyrë që shteti ynë të arrijë suksesshëm të përmbushë këtë përgjegjësi të madhe, duke u shndërruar në “Fshat Mesdhetar”.

Qendra jonë është përzgjedhur si vend për akomodimin e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në këtë organizim të përmasave ndërkombëtare.

Qendra e Studentëve, ka pasur një zhvillim të hovshëm vitet e fundit dhe është një strehë e sigurt e plot rehati.

Pastërti, qetësi, ushqim i shijshëm e i shëndetshëm do të ofrohet në Mensën tonë.

Qendra e Studentëve viteve të fundit është kthyer në një qendër moderne, që garanton akomodim me të gjitha kushtet dhe me staf shumë mikpritës.

Gjithnjë pjesë e ngjarjeve më të mëdha historike të Kosovës.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori