LAJMI I FUNDIT:

Kjo video është shikuar 12 milionë herë: Qeni e nxjerr në shëtitje kalin

Kjo video është shikuar 12 milionë herë: Qeni e nxjerr në shëtitje kalin

Një “jack russell terrier” është bërë hit në TikTok pasi u shfaq një video e qenushit duke “ecur” një kalë në një fermë.

Këlyshi kapi frerët me gojë dhe e dërgoi kalin në livadh dhe videoja gazmore ka mbledhur më shumë se 12 milionë shikime.

“Këlyshi i ri mendon se është në krye tani”, shkruhet në mbishkrimin e videos që i bëri njerëzit të qeshin deri në lot.


“Tipike e kësaj race”, tha me shaka një tiktoker, ndërsa një tjetër vuri në dukje, “Kali thjesht e la qenin e vogël ta drejtojë atë”.

“Është qesharake sesi e çoi drejt e në bar”, shtoi një i tretë dhe një i katërti përfundoi: “Ky kali i përket një qeni”. /Telegrafi/

@antpant11 Aunty’s new pup thinks she’s in charge now #dogsoftiktok #horse #nz #equine #dog ♬ original sound – antpant