LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të dini për Lojërat Mesdhetare dhe cilat shtete që nuk e njohin Kosovën do të marrin pjesë

Çfarë duhet të dini për Lojërat Mesdhetare dhe cilat shtete që nuk e njohin Kosovën do të marrin pjesë

Kosova do t’i pres Lojërat Mesdhetare 2030, që janë një ngjarje e madhe sportive që organizohen çdo katër vjet nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetar

Fillimisht kjo garë u mbajtën në vitin 1951 në Egjipt, ndërsa e fundit në vitin 2022 në Orat të Algjerisë, ku Kosova korri disa suksese.

Në këto Lojëra marrin pjesë atletë nga 26 shtete, pra nga tri kontinente.


Nga Afrika vijnë shtete si Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku e Tunizia, ndërsa nga Azia marrin pjesë Libani, Siria dhe Turqia.

Shtetet evropiane që marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare janë: Shqipëria, Andorra, Bosnja, Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Kosova, Malta, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Portugalia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe Spanja.

Arritje historike, Kosova organizon Lojërat Mesdhetare 2030
Lexo po ashtu Arritje historike, Kosova organizon Lojërat Mesdhetare 2030

Nga këto 26 shtete pjesëmarrëse, 10 nuk e njohin Kosovën si shtet. Algjeria, Bosnja, Maroku, Serbia, Siria, Spanja, Qipro, Greqia, Libani dhe Tunizia janë shtetet që nuk e njohin Kosovën, por janë pjesë e Lojërave Mesdhetare.

Kosova u pranua në këtë organizatë në vitin 2015 dhe mori pjesë për herë të parë në në vitin 2018 në Spanjë.

Në Lojërat e fundit Mesdhetare të mbajtura në Oran, Kosova fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.

Lojëra Mesdhetare zhvillohen në 33 sporte të ndryshme: Gjuajtje me hark, atletikë, badminton, basketboll, volejboll në plazh, bocce, boks, gara me kanoe, çiklizëm, zhytje, kalërim, skermë, hokej, futboll, golf, gjimnastikë, hendboll, xhudo, karate, kanotazh, ragbi, lundrim, qitje, not, pingpong, taekëando, tenis, volejboll, vaterpolo, ski në ujë, peshëngritje, mundje.

Kosova do të ketë mbi 250 milionë euro investime për Lojërat Mesdhetare
Lexo po ashtu Kosova do të ketë mbi 250 milionë euro investime për Lojërat Mesdhetare

Lojërat që zhvillohen në ujë, do të mbahen në Durrës, pas një partneriteti mes Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/