LAJMI I FUNDIT:

IPKO me rekord të ri, kalon mbi 1,043,557 numri i klientëve të telefonisë mobile

IPKO me rekord të ri, kalon mbi 1,043,557 numri i klientëve të telefonisë mobile

IPKO si një nga kompanitë e telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë, ka shënuar një tjetër rekord në Kosovë sa i përket telefonisë mobile.

Në një njoftim në rrjetet sociale, kompania njofton se numri i klientëve të saj të telefonisë mobile të ka ka shkuar në mbi 1,042,557.


“Ipko dëshmohet edhe një herë si zgjedhja numër 1 për shërbimet e telekomunikimit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

E themeluar në vitin 1999, kujtojmë se IPKO është një kompani moderne që ofron gamë të plotë të shërbimeve të integruara si dhe përmbajtje, në komunikimet mobile, telefoninë fikse, TV kabllor dixhital dhe shërbimet e internetit.

Me ardhjen e saj në tregun e telekomunikacionit të Kosovës, IPKO futi konkurrencën në kuadër të telefonisë mobile në Kosovë.

IPKO e gjen veten në fazën e rritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm. IPKO ka 25 dyqane zyrtare të shitjes në të gjithë vendin, mbështetje teknike dhe kujdesin ndaj klientit në dispozicion 24x7x365, dhe një rrjet të gjerë të distributorëve të autorizuar./Telegrafi/