LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në afërsi të banesës së tij në Pogradec, dyshimet e policisë

Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në afërsi të banesës së tij në Pogradec, dyshimet e policisë

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të banesës së tij ku jetonte i vetëm. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Guri i Kuq në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, në trupin e 55-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.


Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi R. T., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/