Me Udhëzimin Administrativ që ka nxjerrë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës për largimin e kryetarëve të komunave nga detyra, nuk do të mund të organizohen zgjedhje të reja, thonë disa njohës të çështjeve juridike-kushtetuese.
Sipas tyre, votimi në bazë të këtij udhëzimi është një formë e referendumit, për të cilin Kosova nuk ka bazë ligjore.
Udhëzimi Administrativ, i cili është bërë publik këtë javë, parasheh fillimisht inicimin e një peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse dhe nënshkrimin e tij nga 20 për qind e votuesve të asaj komune.
Më pas, peticioni me nënshkrime do t’i dërgohej kryesuesit të kuvendit komunal dhe ai do ta dërgonte atë për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Nëse KQZ-ja vlerëson se janë ndjekur hapat e duhur, ajo organizon votimet për largimin e kryetarit nga funksioni.
Për largimin e tij do të duhen 50 për qind plus një votë e qytetarëve.
Nevoja për këtë udhëzim administrativ ka ardhur pas kërkesave të komunitetit ndërkombëtar që Kosova të organizojë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri, me qëllim shtensionimin e situatës në atë zonë.
Iniciativë “e kotë”
Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë se votimi që do të mund të pasonte peticionin për largimin e kryetarit të komunës, do të ishte “njëfarë mini-referendumi”, i cili “nuk është i paraparë me ligj”.
“Ky veprim, mua më duket se është i kotë dhe se nuk do të ketë efekte në arritjen e objektivave”, thotë Kryeziu për Radion Evropa e Lirë. Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë se votimi eventual, të cilin e parasheh Udhëzimi Administrativ, nuk mund të cilësohet si “proces zgjedhor”.
“Nuk mund t’iu referohet zgjedhjeve, sepse, në këtë rast, qytetarët do të votonin për ‘po’ ose ‘jo’ – do të thotë, a dëshirojnë ta largojnë kryetarin apo jo. Kjo nuk mund të quhet zgjedhje. Ky është vetëm referendum”, thotë Daka për Radion Evropa e Lirë.
Ajo kujton se KQZ-ja e ka për obligim të organizojë zgjedhje dhe referendume, porse, siç thotë, Ligji për zgjedhje ekziston, kurse ai për referendum jo.
“Për të pasur kompetencë KQZ-ja që ta organizojë një votim të tillë, duhet të ekzistojë Ligji për referendum. Atë ligj nuk e kemi dhe këtu mbaron e gjitha, sipas meje”, shprehet Daka.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi përmes telefonit kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, për ta pyetur nëse KQZ-ja mund të organizojë procese eventuale të votimit për shkarkimin e kryetarëve. Por, Radoniqi tha se është “jashtë vendit” dhe se “nuk ka kohë të përgjigjet”.
REL-i tentoi të bjerë në kontakt edhe me sekretariatin e KQZ-së, si dhe me zëdhënësin e këtij institucioni, por ata nuk ishin të qasshëm.
Iu drejtua edhe Qeverisë së Kosovës me pyetjen nëse Ligji për referendum është i nevojshëm për organizimin eventual të votimeve për shkarkimin e kryetarëve, por nuk mori përgjigje.
Në këtë pyetje, REL-it nuk iu përgjigj as Departamenti Ligjor i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në një intervistë dhënë më 6 shtator, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, tha për REL-in se Udhëzimi Administrativ për largimin e kryetarëve, është kundërkushtetues dhe kundërligjor.
Si përcaktohet nëse është referendum?
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se pyetja që parashtrohet në fletëvotim, përcakton nëse votimi ka të bëjë me iniciativë qytetare apo referendum.
Ai sqaron se në rast se votimi do të ishte iniciativë qytetare, pyetja do të duhej të parashtrohej si për shembull: “A pajtoheni për shkarkimin e kryetarit te komunës”? Ndërkaq, në rast se votimi do të ishte referendum, në fletëvotim do të parashtrohej konstatimi dhe pyetja, si për shembull: “Qytetarët përmes peticionit kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës. A jeni për ose kundër”?
Kosova nuk ka ligj për referendum. Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për këtë çështje në vitin 2018, por procedurat nuk kanë shkuar më tutje.
Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se ligji për referendumin ose çfarëdo baze ligjore mbi të cilën do të mbështetej Udhëzimi Administrativ, nuk mund të iniciohet te ligjvënësit.
“Udhëzimi administrativ nuk mund t’i paraprijë në asnjë rrethanë ligjit, sepse udhëzimi administrativ zakonisht shërben për të zbatuar ligjin në praktikë dhe nuk mund prodhojë pasoja që udhëzimi administrativ ta detyrojë Kuvendin të miratojë ligj të caktuar”, thotë Miftaraj.
Si ka lindur nevoja për Udhëzimin Administrativ?
Në bazë të një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian, Kosova ka treguar gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Tensionet në këtë zonë janë rritur qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë hyrë në zyrat e tyre, me gjithë kundërshtimet e popullatës lokale serbe.
Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat i ka bojkotuar komuniteti serb.
Si opsion për qetësimin e situatës, BE-ja ka kërkuar zgjedhje të reja dhe Prishtina zyrtare ka thënë se është dakorduar.
Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme për kryetarë mbahen në tri raste: nëse kryetari jep dorëheqje, nëse qytetarët e kërkojnë shkarkimin e tij përmes peticionit, dhe nëse kryetari nuk paraqitet në vendin e punës për më shumë se një muaj, pa arsye./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kuorumi një “sëmundje” e Kuvendit, Konjufca kërkon konsensus me opozitën
Mickoski: Shporta vjeshtore me çmime më të lira mundëson kursim për qytetarët dhe përmirësim të standardit
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit