LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sektori civil kritikon ashpër miratimin e ndryshimeve në Kodin penal

Maqedoni, sektori civil kritikon ashpër miratimin e ndryshimeve në Kodin penal

Miratimi i ndryshimeve të Kodit penal brenda natës dhe pa debat cilësor në opinion, për ekspertët është i dyshimtë. Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” thotë se Kuvendi edhe një herë keqpërdori flamurin e Bashkimit Evropian për të miratuar ndryshime ligjore pa argumentim për lidhjen e tyre me dispozita të BE-së. Mes tjerash, Troshanovski thekson edhe probleme të tjera.

“Momenti i dytë është se ulja e dënimeve në kontekst të perceptimit dhe përvojës së qytetarëve për rritjen e korrupsionit në vend nënkupton shuarje të zjarrit me benzin. Politika e sanksioneve duhet të përforcohet që të dekurajohen sa më shumë aktorët potencial të veprave penale dhe jo e kundërta. E ul efikasitetin e luftës kundër korrupsionit. Dhe e treta, nëse kjo është pjesë e tregtisë me pushtet ose pazar politik, atëherë është ndoshta sulmi më i madh tek entuziazmi i qytetarëve dhe shpresa e njerëzve për përkushtim ndaj reformave dhe përmirësim të gjendjes në këtë vend”, deklaroi Marko troshanovski, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.


Komisioni për parandalimin e korrupsionit thotë se për ligje të këtilla të cilat janë shtyllë e sistemit të drejtësisë në vend, duhet të respektohen të gjitha fazat e shqyrtimit të mirëfilltë publik. Edhe Antikorrupsioni dallon përpjekje për pazare politike.

“Ulja e dënimeve në pjesët 353, 353v dhe 359 për bashkim kriminal vlerësojmë se nuk ndihmon në përforcimin e luftës kundër korrupsionit për përkundrazi ajo luftë mbetet deklarative. Aq më tepër Ministria e Drejtësisë deri tek ne dorëzoi kërkesë për të dhënë mendim për propozimin deri më 20 shtator. Tani, gjatë natës, me shpejtësi marramendëse e miratuan dhe vlerësojmë se kjo s’është në rregull. Ne shohim një rrezik të lartë të pazarit politik dhe të tregtisë me pushtet”, u shpreh Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit kundër korrupsionit.

Miratimi i ndryshimeve në Kodin penal u kritikua edhe nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj, Instituti për Politika Evropiane, Instituti për të drejtat e njeriut, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Komiteti i Helsinkit dhe Qendra për analiza dhe hulumtime juridike.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori