LAJMI I FUNDIT:

Një studiues amerikan mbetet i bllokuar në më shumë se 1,000 metra brenda një shpelle në Turqi

Një studiues amerikan mbetet i bllokuar në më shumë se 1,000 metra brenda një shpelle në Turqi

Ekspertët turq dhe ndërkombëtarë të shpëtimit janë angazhuar të enjten për të arritur një studiues amerikan, i cili u bllokua brenda një shpelle në Turqinë jugore në një thellësi prej më shumë se 1,000 metra pasi u sëmur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mark Dickey, 40 vjeç, ishte në shpellën Morca në malet Taurus të Turqisë jugore kur përjetoi gjakderdhje gastrointestinale, sipas Shoqatës Evropiane të Shpëtimit të Shpellave.


Ai nuk ishte në gjendje të largohej vetë nga shpella, tha shoqata në faqen e saj të internetit.

Ajo e përshkroi Dicky-n si “një shpellar shumë të trajnuar dhe vetë një shpëtimtar shpellash”, i cili njihet mirë si studiues i shpellave, nga pjesëmarrja e tij në shumë ekspedita ndërkombëtare. Ai është sekretar i komitetit mjekësor të shoqatës.

Yusuf Ogrenecek i Federatës Speleologjike të Turqisë i tha Associated Press të enjten më vonë se gjendja e Dickey ishte stabilizuar dhe po përmirësohej.

Ai tha se mjekët do të vendosnin nëse Dickey do të largohej nga shpella me barelë apo me forcat e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

“Pse nuk ke para”, babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

Azia
Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Veshi një kostum special dhe lejoi anakondan ta gëlltiste - gjërat shumë shpejt u përkeqësuan

Amerika Latine
Hungaria bllokon mbështetjen për Ukrainën

Hungaria bllokon mbështetjen për Ukrainën

Botë
Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Mali i Zi
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja

"Ata vranë burrin tim", alarmon eurodeputetja italiane pasi burri i saj gjendet i vdekur

Botë
Kalo në kategori