LAJMI I FUNDIT:

Apple thuhet se po shpenzon miliona dollarë në ditë për teknologjinë e Inteligjencës Artificiale

Apple thuhet se po shpenzon miliona dollarë në ditë për teknologjinë e Inteligjencës Artificiale

Apple po investon miliona dollarë në ditë për teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, sipas një raporti të ri nga The Information.

Kompania thuhet se po punon në modele të shumta të AI-s në disa ekipe, transmeton Telegrafi.

Njësia e Apple që punon në sistemin bisedor me AI quhet “Modelet Themelore”, sipas raportimit të The Information. Njësia ka “rreth 16” anëtarë, duke përfshirë disa ish inxhinierë të Google.


Ekipi drejtohet nga John Giannandrea, kreu i AI-s në Apple, që u punësua në vitin 2018 për të ndihmuar në përmirësimit e Sirit.

Ekipe shtesë në Apple gjithashtu janë duke punuar për teknologjinë e Inteligjencës Artficiale. Një njësi e inteligjencës vizuale po zhvillon një model të gjenerimit të imazheve dhe një grup tjetër po punon për “AI gjithëpërfshirëse, që mund të njohë dhe prodhojë imazhe ose video si dhe tekst”.

Këto modele mund të shërbejnë për qëllime të ndryshme. Një chatbot është duke zhvilluar që do të “bashkëpunojë me klientët që përdorin AppleCare”;një tjetër do ta bënte më të lehtë automatizimin e detyrave me shumë hapa me Siri-n.

Gjithashtu, modeli gjuhësor (LLM) më i avancuar i Apple i njohur brenda si Ajax GPT, sipas njerëzve të përfshirë në zhvillimin e tij, thonë se është trajnuar për “më shumë se 200 miliardë parametra” dhe është më i fuqishëm se GPT-3.5 i OpenAI. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Teknologji
Të katër modelet e iPhone 16 thuhet se do të kenë çipa A18

Të katër modelet e iPhone 16 thuhet se do të kenë çipa A18

Teknologji
Mark Zuckerberg paralajmëron se kompanitë e Inteligjencës Artificiale

Mark Zuckerberg paralajmëron se kompanitë e Inteligjencës Artificiale "po përpiqen të krijojnë Zotin"

Teknologji
Shkencëtarët japonezë bëjnë robotin që qesh me lëkurë 'të gjallë'

Shkencëtarët japonezë bëjnë robotin që qesh me lëkurë 'të gjallë'

Teknologji
iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë

iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë "bashkë me të"

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Teknologji
Kalo në kategori