LAJMI I FUNDIT:

Porti i Durrësit zbulon detaje nga vizita e Osmanit: Volumi i mallrave drejt Kosovës përmes portit rritje me 50 për qind

Porti i Durrësit zbulon detaje nga vizita e Osmanit: Volumi i mallrave drejt Kosovës përmes portit rritje me 50 për qind

Volumi i mallrave me destinacion Kosovën përmes Portit të Durrësit u rrit me 50 për qind gjatë tetëmujorit të këtij viti, sipas të dhënave të publikuara sot nga Autoriteti Portual Durrës.

Tashmë prej datës 1 tetor të vitit 2022, në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën.

Janë 1040 biznese nga Kosova që përfitojnë aktualisht nga hapja e kësaj dege, jo vetëm kohë, por edhe kosto të reduktuar zhdoganimi.


Në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndaloi dhe në Portin e Durrësit, ku u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli, si dhe drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu.

Osmani: Porti i Durrësit kursen kohën dhe koston e bizneseve kosovare
Lexo po ashtu Osmani: Porti i Durrësit kursen kohën dhe koston e bizneseve kosovare

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi ecurinë e shkëmbimeve tregtare me Kosovën, bashkëpunimin doganor dhe ecurinë e përpunimit të mallrave të Kosovës në import dhe eksport, përmes kompleksit portual Durrës/Porto Romano.

Osmani, gjatë ndalesës në Terminalin e Trageteve vizitoi dhe zyrat e doganës së Kosovës, ku prej 10 muajsh realizohen të gjitha procedurat e zhdoganimit.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për të gjitha lehtësitë e ofruara nga autoritetet shqiptare, duke mundësuar ndërveprim me të madh mes dy doganave, përshpejtim të procedurave dhe rritje të bashkëpunimit tregtar përmes portit të të gjithë shqiptarëve.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregtinë e jashtme, eksportet shqiptare drejt Kosovës gjatë periudhës janar-korrik ishin 23.7 miliardë lekë, nga 22 miliardë lekë që ishin në 7-mujorin e 2022-shit.

Dogana e Kosovës: Vizita e presidentes shënon një moment historik në integrimin e zhdoganimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
Lexo po ashtu Dogana e Kosovës: Vizita e presidentes shënon një moment historik në integrimin e zhdoganimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Ndërkohë, importet për 7-mujorin llogariten 6.4 miliardë lekë nga mbi 9 miliardë lekë që ishin në 7-mujorin e 2022-shit.

Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve si dhe produkteve kimike dhe plastike.

Të rëndësishme në strukturën e eksporteve shfaqen prodhimet vendase të drurit/ mobilierisë si ndenjëset (karrige e kolltukë) apo mobilje të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori