LAJMI I FUNDIT:

Si ta kontrolloni efikasitetin e frigoriferit me ndihmën e një elektriku dore

Si ta kontrolloni efikasitetin e frigoriferit me ndihmën e një elektriku dore
(Foto: Pexels)

Nëse hapni frigoriferin dhe vini re se ushqimi nuk është aq i ftohtë sa duhet ose se shpesh prishet më shpejt dhe përfundon në kosh para datës së skadencës – duhet ta kontrolloni efikasitetin e frigoriferit.

Këtë mund ta bëni me një truk të thjeshtë që zgjat vetëm disa minuta. Gjithçka që duhet të bëni është të vendosni një elektrik dore në frigorifer dhe ta mbyllni derën.

Kohëzgjatja e qëndrimit të pulës në gjendje të ngrirë
Lexo po ashtu Kohëzgjatja e qëndrimit të pulës në gjendje të ngrirë

Kur goma mbyllëse në derën e frigoriferit nuk funksionon siç duhet, ajri i ftohtë mund të rrjedhë jashtë. Së bashku me ushqimin e prishur, mund të vëreni gjithashtu një rritje në faturën mujore të energjisë – e gjitha sepse frigoriferi nuk funksionon me efikasitetin që keni menduar. Megjithatë, meqenëse drita në frigorifer fiket kur mbyllni derën, është e vështirë të dallosh se çfarë po ndodh.


Ky truk i dobishëm identifikon shpejt çdo problem me gomën e frigoriferit tuaj, në mënyrë që të mund ta korrigjoni problemin përpara se më shumë ushqim të shkojë dëm ose përpara se të blini një frigorifer të ri për kuzhinën tuaj. Për ta bërë këtë, merrni një elektrik dore, ndizeni, vendoseni në frigorifer dhe mbylleni derën.

Këshilla të amvisave me eksperiencë: Super-truk me të cilin nuk do të detyroheni shpesh ta shkrini frigoriferin
Lexo po ashtu Këshilla të amvisave me eksperiencë: Super-truk me të cilin nuk do të detyroheni shpesh ta shkrini frigoriferin

Truku është më i lehtë për t’u bërë gjatë natës, kur duhet t’i fikni të gjitha dritat në kuzhinë. Kur dritat janë të fikura dhe dera e frigoriferit është e mbyllur, shikoni nëse drita po del nga frigoriferi në kuzhinë. Nëse kjo ndodh, është koha për ta zëvendësuar gomën mbyllëse në derën e frigoriferit. /Telegrafi/