Asambleja e Partive Popullore Europiane ka miratuar këtë të martë një rezolutë, të propozuar nga partia greke pjesë e këtij grupimi politik në BE, Nea Dimokratia, ku flitet për sundimin e ligjit në Shqipëri, veçanërisht për rastin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, të burgosur për korrupsion zgjedhor.
“I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe të vijojnë me ceremoninë e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur”, tha Thanasis Bakolas, sekretar i përgjithshëm i Partive Popullore Europiane.
“Dënojmë me forcë veprimet e qeverisë shqiptare kundër një kryebashkiaku të zgjedhur nga një minoritet dhe ndërhyrjen e tij të drejtpërdrejtë në proceset zgjedhore, që bien ndesh me vlerat europiane.
Thekson se mungesa e flagrante e respektimit të sundimit të ligjit, të drejtave themelore, të drejtave të minoritetit grek dhe, mbi të gjitha, ligjeve të unionit, krijon një hendek politik mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Nënvizojmë se asnjë shtet që kërkon të bëhet anëtar i Bashkimit Europian nuk duhet të veprojë në këtë mënyrë”, thuhet ndër të tjera në rezolutën e PPE për Belerin.
Për këtë rezolutë reagoi edhe kryeministri Edi Rama. “Interesante! “I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”! Një thirrje pa specifikuar se cilave autoritete dhe, me siguri, pa u informuar se problemi në këtë çështje nuk është rezultati i zgjedhjeve, por vendimi i gjykatave, që e kanë refuzuar këtë kërkesë”, shkruan Rama në “X”.
“Përdora “me siguri” sepse do të ishte vërtet shokuese që e madhja Parti Popullore Europiane të kalonte një rezolutë të titulluar “Sundimi i ligjit” që bën thirrje për një vendimmarrje të ndryshme na ajo e Prokurorit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatës Speciale më të njëjtin emër. Këto institucione u ngritën me mbështetje të plotë të BE-së dhe SHBA-së dhe ndihmohen nga afër nga SHBA e BE në punën e tyre mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Rama shprehet i gatshëm t’i japë këtij grupimi informacionin e nevojshëm rreth çështjes. “Çështjet e nivelit të lartë hetohen plotësisht, pavarësisht përkatësive politike dhe kjo sinjalizon fundin e një periudhe të gjatë pandëshkueshmërie”, shkruan Rama./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë