LAJMI I FUNDIT:

Përmbytjet në Spanjë, një 10-vjeçar mbijeton duke u kapur për pemë – qëndroi aty gjatë gjithë natës

Përmbytjet në Spanjë, një 10-vjeçar mbijeton duke u kapur për pemë – qëndroi aty gjatë gjithë natës

Një djalë i ka mbijetuar përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë duke u ngjitur në një pemë dhe duke qëndruar aty gjatë gjithë natës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë se makina e familjes së tij kishte përfunduar në një lumë dhe babai i djalit ishte ende i zhdukur.


Si pasojë, 10-vjeçari po trajtohej për hipotermi, raportojnë mediat spanjolle.

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi reshjet rekord shkaktuan përmbytje në Spanjën qendrore, sipas policisë.

Urat u shkatërruan dhe rrugët u kthyen në lumenj balte në rajonet më të goditura në jugperëndim të Madridit.

Në një pjesë rurale të kësaj, familja e djalit ishte përpjekur të shpëtonte nga përmbytjet kur makina e tyre u tërhoq zvarrë në lumë, ka thënë kreu i rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso.

“Djali i gjorë e kaloi gjithë natën në një pemë”, tha ajo.

Ndërsa Garda civile e Spanjës ka bërë të ditur se nëna dhe motra e djalit ishin gjetur, por shërbimet e shpëtimit janë ende në kërkim të babait të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori