LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj kritikon Qeverinë Kurti për anëtarësimin e Serbisë në ASEAN

Hoxhaj kritikon Qeverinë Kurti për anëtarësimin e Serbisë në ASEAN

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me strategjinë e ndjekur në politikën e jashtme.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se në një botë multipolare, Qeveria Kurti ka ndjekur politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar, ku demokracia perëndimore e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike, njohëse të Kosovës, çdo ditë po e përjashtojnë.


“Në një botë multipolare, Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar, ku demokracia perëndimore e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike, njohëse të Kosovës, çdo ditë e përjashtojnë, sikurse edhe anëtarësimi i djeshëm i Serbisë në ASEAN, organizatën më ndikim dhe një zonë shumë e zhvilluar e Azisë!”, ka shkruar ai.

Ky reagim i Hoxhajt vjen pasi Serbia gjatë ditës së djeshme është bërë anëtare e organizatës më të madhe të Azisë, ASEAN. Hoxhaj, edhe më herët ka reaguar ndaj paralajmërimit të anëtarësimit të Serbisë në këtë organizatë. /Telegrafi/