LAJMI I FUNDIT:

Babai i Elon Musk thotë se është i shqetësuar se djali i tij “mund të vritet” – pas një raporti për ndikimin e tij në vendimet e qeverisë

Babai i Elon Musk thotë se është i shqetësuar se djali i tij “mund të vritet” – pas një raporti për ndikimin e tij në vendimet e qeverisë

Babai i Elon Musk ka thënë se kishte frikë se djali i tij miliarder mund të vritej.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 77-vjeçari Errol Musk kritikoi një artikull të fundit në The New Yorker që eksploronte ndikimin e personit më të pasur në botë në vendimet e qeverisë për luftën në Ukrainë.

Zyrtarët e Pentagonit i thanë The New Yorker se Elon Musk trajtohej si një “zyrtar i pazgjedhur” dhe ngritën shqetësime për qëndrimin e tij ndaj Vladimir Putinit.


Raporti gjithashtu theksoi se sa vendimtarë kishin qenë satelitët Starlink të SpaceX në luftën në Ukrainë.

Dhe gjatë pretendimeve të tij, gazetari i “The US Sun” e pyeti nëse kishte frikë mund të vritej djali i tij, ai u përgjigj: “Po”.

Elon Musk konsideroi tërheqjen e Starlink nga Ukraina pas 'bisedës së shkëlqyer me Putinin'?
Lexo po ashtu Elon Musk konsideroi tërheqjen e Starlink nga Ukraina pas 'bisedës së shkëlqyer me Putinin'?

CEO i SpaceX duket se ka një marrëdhënie të tensionuar me babanë e tij dhe më parë e ka quajtur atë një “qenie njerëzore të tmerrshme”.

Ndryshe, siç kujtojnë mediat e huaja, një inxhinier X (i njohur më parë si Twitter) i tha më parë BBC se dy truproja kishin ndjekur Elon Musk nëpër selinë e kompanisë, duke përfshirë edhe në banjë.

Madje ai thuhet se kishte kërkuar gjithashtu që të ndërtohej një banjë pranë zyrës së tij, në mënyrë që të mos i duhej të zgjonte stafin e sigurisë në mes të natës.

Por shqetësimet e sigurisë së vetë Elon Musk ishin më të dukshme gjatë polemikave rreth gjurmimit të aeroplanit të tij privat dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Azia
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Amerika
Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Evropa
Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Amerika
Grupi rus anti-Putin i përfshirë në vënien e zjarrit në luftanijen ruse

Grupi rus anti-Putin i përfshirë në vënien e zjarrit në luftanijen ruse

Evropa
Rusja humbi pasaportën, tri vjet më vonë zbuloi se ishte e martuar me një egjiptian

Rusja humbi pasaportën, tri vjet më vonë zbuloi se ishte e martuar me një egjiptian

Botë
Kalo në kategori