LAJMI I FUNDIT:

iPhone ka një rreth të zi pranë kamerave, a e dini se për çfarë shërben?

iPhone ka një rreth të zi pranë kamerave, a e dini se për çfarë shërben?

Përdoruesit e modelit më të ri të iPhone Pro, akoma janë duke u “njohur” me funksionet e rrethit të zi misterioz pranë kamerave në pjesën e pasme të telefonit.

Dikush në Reditt ka publikuar fotografinë e telefonit duke rrumbullakosur rrethin dhe pyeti: “për çfarë shërben?” Të paktën ishin ata që kishin përgjigje, transmeton Telegrafi.

Rrethi gjendet vetën në modelet më të reja të iPhone Pro dhe në modele të caktuara të iPad Pro dhe në fakt është shumë i dobishëm sepse ofron disa nga aplikacionet më të mira dhe funksionet e pajisjes.


“Pika” e vendosur pranë kamerave në fakt është një skaner LiDAR (Light Detection and Ranging). Thënë ndryshe është sensorë i thellësisë përmes të cilit laseri përcakton sesa larg janë objektet.

Funksionon në atë mënyrë që drejtuar laserin pulsues në një objekt dhe matë kohën sesa nevojitet të kalojë kohë që drita të kthehet – duke i lejuar iPhone dhe iPad të “ndërtojë” një model 3D të botës.

Teknologjia LiDAR është përdorur për zbulimin e qyteteve të humbura në Amazonë, “duke pastruar në mënyrë digjitale” majat e pemëve dhe duke gjetur rrënojat poshtë tyre – ku gjithashtu përdoret për vetura për të matur distancën nga veturat e tjera.

LiDAR ndihmon kamerën në modelet Pro të realizojë fotografi më cilësore, në veçanti në hapësirat ku ndriçimi është i paktë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Teknologji
Të katër modelet e iPhone 16 thuhet se do të kenë çipa A18

Të katër modelet e iPhone 16 thuhet se do të kenë çipa A18

Teknologji
Mark Zuckerberg paralajmëron se kompanitë e Inteligjencës Artificiale

Mark Zuckerberg paralajmëron se kompanitë e Inteligjencës Artificiale "po përpiqen të krijojnë Zotin"

Teknologji
Shkencëtarët japonezë bëjnë robotin që qesh me lëkurë 'të gjallë'

Shkencëtarët japonezë bëjnë robotin që qesh me lëkurë 'të gjallë'

Teknologji
iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë

iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë "bashkë me të"

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Teknologji
Kalo në kategori