LAJMI I FUNDIT:

LSDM dhe OBRM-PDUKM reaguan për rastin në Onkologji

LSDM dhe OBRM-PDUKM reaguan për rastin në Onkologji

Kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme reagimet në lidhje me rastin në Klinikën e Onkologjisë.

Nga LSDM kanë shprehur mbështetje për institucionet për zbardhjen e tërësishme të rastit, duke porositur se, askush nuk do të pasurohet në llogari në shëdetit.

“Procedura institucionale është mënyra e vërtetë për zbardhje sa më të shpejtë të rastit dhe përgjegjësi për të gjithë të përfshirët, për gjithë kornizën e përfshirë kohore. Pa keqpërdorime sensacionale dhe pa etiketime të të gjithë mjekëve dhe infermierëve, vetëm zgjidhja e shpejtë dhe profesionale institucionale, në përputhje me ligjet, do ta konfirmojë saktë përgjegjësinë dhe gjithë që janë të përfshirë, vite me radhë, do t’i nxjerrë para drejtësisë. LSDM nuk do të lejojë që kushdoqoftë të pasurohet në llogari të shëndetit të njerëzve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.


Ndërkaq, nga OBRM-PDUKM-ja opozitare kanë akuzuar se, biznesi me barna në Onkologji është mundësuar vetëm me dijeninë e strukturave të lartë në klinikë dhe në pushtet.

“Ky skandal nuk është prej dje, ky skandal zgjat me muaj radhazi, ndërsa ndoshta edhe dy vite. Keqpërdorimi i terapisë së shtrenjtë, e cila në vend që t’i jepet pacientëve ka përfunduar në tregun e zi, nuk ka mundur të ndodh pa dijeninë e strukturave më të lartë në klinikë dhe në qeveri. Pse MPB dhe Prokuroria kanë heshtur gjithë këtë kohë, edhe përkundër reagimeve nga opinioni. Pse kanë lejuar që dikusht të bëjë biznes në llogari të jetës së pacientëve?”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Kujtojmë se më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup.

Madje janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës.

Ky aksion vjen pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Bora në viset malore, vazhdon pastrimi i trotuareve dhe hyrjeve në zonën e vilave në Brezovicë

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan

Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Osmani nuk tregon nëse do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Lajme
Kalo në kategori