LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi të mbathni këpucë me taka të larta, por nuk mund të qëndroni gjatë? Ne kemi një zgjidhje!

Dëshironi të mbathni këpucë me taka të larta, por nuk mund të qëndroni gjatë? Ne kemi një zgjidhje!

Truku bazohet në teorinë mjekësore

Si të mbathni këpucë me taka të larta duke shmangur shqetësimet dhe dhimbjet në këmbë është një nga pyetjet kryesore për gratë kur bëhet fjalë për modën.

Thuhet se për t’u dukur bukur dhe me elegancë, gruaja duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të jetë e duruar. Kjo thënie me të cilën jo të gjithë do të pajtoheshin, ndoshta ju kujtohet sa herë që ju kanë shkaktuar kallo në këmbë takat tuaja të preferuara ose keni vuajtur dhimbje torturuese.


Tashmë e dini që jastëkët e vegjël nga silikoni për këpucët me taka të larta ndihmojnë shumë. Të prodhuara nga xheli i silikonit, vendosen në pjesën e përparme të këpucës, në mënyrë që këmba të mos rrëshqasë përpara dhe për të shmangur dhimbjen e shputave dhe krijimin e kallove, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu mund të spërkatni këmbët tuaja me shampo të thatë për të parandaluar rrëshqitjen e tyre përpara. Por ne ju sugjerojmë diçka tjetër…

Problemet tuaja kanë marrë fund, sepse zgjidhja ekziston vërtet! Bëhet fjalë për një truk që kërkon një leukoplast ose shirit mjekësor.

Ngjitni ose bashkoni gishtin e tretë dhe të katërt (nëse numëroni nga gishti i madh) me një leukoplast ose shirit mjekësor dhe jeni gati të dilni!

Nëse mbathni taka të larta, thuajini lamtumirë kësaj forme të prapanicës
Lexo po ashtu Nëse mbathni taka të larta, thuajini lamtumirë kësaj forme të prapanicës

Pse funksionon kjo?

Ky truk bazohet në një teori mjekësore – mes dy gishtave të përmendur më sipër, gjendet një nerv që shkakton dhimbje në këmbë. Kur gishtat e këmbëve janë ngjitur së bashku, ka më pak presion mbi atë nerv, gjë që rezulton në tolerancë më të lehtë të takave të larta.

Natyrisht, mos e bëni këtë truk me këpucë të hapura dhe në asnjë rrethanë mos i lidhni fort gishtat e këmbëve! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare

Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare

Moda
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Keshilla Modë
Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Shtatzëna
Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja

Java e dytë e shtatzënisë: Trupi përgatitet për ovulimin dhe momentin më të rëndësishëm kur ngjizet bebja

Shtatzëna
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Shtatzëna
Kalo në kategori