Të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare, dy të arrestuar gjatë së premtes
Pavarësisht fushatës nga Policia e Kosovës për të mos përdorur armët e zjarrit në ahengje familjare, praktika e keqe vazhdon.
Sipas raportimit nga Policia e Kosovës të premten në Fushë Kosovë rreth orës 11:20 është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se përderisa ishte në një aheng familjar në shenjë dëfrimi ka shtënë disa herë me armë.
“Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole me gas, një karikator, dy (2) gëzhoja dhe pesë (5) fishek (njëri nga fishekët kishte ngecur brenda ne tytë dhe zyrtaret kompetent do ta nxjerrin nga tyta)”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Derisa në një rast tjetër në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë mbrëmë rreth orës 20:30 pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë .
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare