LAJMI I FUNDIT:

Temperatura deri në 33 gradë në Shqipëri

Temperatura deri në 33 gradë në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shqipëria në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale të gjata me kthjellime në bregdet dhe në zonat e ulëta.

Por me kthjellime dhe kalime vranësirash paraqiten në zonat malore, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të vendit.


Sipas Meteoalb, gjatë orëve të pasdites; vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin, të cilat pritet që më të theksuara të në zonat malore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15 gradë Celsius deri në 33 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 ballë. /Tch/Telegrafi/