Ngarkesa me fruta si pjeshka e kumbulla nga Serbia, janë kthyer prapa nga Kroacia e Sllovenia. Këto dy shtete kanë deklaruar se pemët e perimet nga Serbia, kanë nivele të larta të pesticideve, të dëmshme për organizimin e njeriut.
Ndërkohë, Kosova është importuese në shifra të larta të produkteve serbe. Zyrtarët përkatës deklarojnë se shteti ynë nuk importon pemë e perime nga shteti serb.
Ditë më parë, Kroacia e Sllovenia bllokuan importin e frutave nga Serbia. Kjo për shkak të konstatimit se ato kanë nivel të lartë të pesticideve, të dëmshme për organizimin e njeriut.
Ndërkohë, Kosova importon produkte të tjera nga Serbia, në shifra të larta. Dyshime për sigurinë e produkteve që konsumojnë, ngrenë edhe konsumatorët.
Megjithatë, nga Dogana e Kosovës, por edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, shprehen të sigurt se në tregun kosovar s’ka pemë e perime nga shteti serb.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shpjegojnë për RTK-në, se gjatë këtij viti nuk kanë vërejtur prani të pesticideve në pemët dhe perimet që shiten në tregun vendor.
Mirëpo, shitësit thonë se s’kanë dëshmi se prodhimet që i marrin nga jashtë janë të kontrolluara.
Ndërsa, nga organizata për mbrojtjen e konsumatorëve dyshojnë se ka produkte që hyjnë në Kosovë edhe pa iu nënshtruar kontrolleve.
Në mënyrë që shëndeti të mos u rrezikohet nga pesticidet, qytetarëve u rekomandohet që para konsumimit, t’i pastrojnë sa më mirë frutat e perimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251