Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë edhe në orët e mbrëmjes të së premtes vazhdon të ketë fluks të automjeteve dhe pritje të bashkatdhetarëve, të cilët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas pushimeve në Kosovë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të orës 19:29, bashkatdhetarët po presin në Merdar deri në një orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova.
Kolona e automjeteve brenda Kosovës në këtë pikë kufitare është 500 metra, transmeton Telegrafi
Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve arrin në 250 metra.
Ndërsa, për të hyrë në Kosovë në të gjithë vendkalimet kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar në këtë link. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251