LAJMI I FUNDIT:

​Nis festa e vjeljes së rrushit, Osmani: Me këtë traditë po mbahet gjallë ekonomia

​Nis festa e vjeljes së rrushit, Osmani: Me këtë traditë po mbahet gjallë ekonomia

Me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, ka nisur sot edicioni i 22-të i festës së vjeljes së së rrushit “Hardh Fest”, në Rahovec. Edicion ky që do të zgjasë deri më 3 shtator.

Në ceremoninë hapëse të “Hardh Fest”, presidentja Vjosa Osmani u shpreh e lumtur që kjo festë tashmë është bërë traditë.


Osmani ka falënderuar vreshtarët rahovecianë që me këtë traditë po arrijnë ta mbajnë gjallë ekonomikisht Kosovën.

“Është kënaqësi se sot jemi në kryeqytetin e bujqësisë, në Rahovec. Sot është një moment i veçante, jam optimiste se do të kemi një sezonë të begatë të rrushit. Vreshtarët e Rahovecit po mbajnë gjallë një traditë të vjetër, ju po e vazhdoni këtë traditë të lashtë, po e gjallëroni ekonomikisht Rahovecin e gjithë Kosovën. Kjo ditë është festë e lidhjes tonë me tokën dhe njëri-tjetrin. Kjo festë sjell gëzim në shtëpitë tuaja e për të gjithë, sepse rrushi zakonisht ndahet me të tjerët. Ndërsa shijojmë shijen e rrushit e të verës, le të reflektojmë edhe për punën e vreshtarëve”, tha Osmani, transmeton KP.

I pari i Rahovecit, Smajl Latifi derisa ka falënderuar bujqit për punën, tha se këtë vit komuna ka mbështetur më shumë “Hardh Fest-in”.

“Po e hapim festivalin me organizimin më të mirë në historikun e tij. Hardh Fest është i të gjithëve për më shumë i bujqve. Hardh Festi e ka vendosur Rahovecin në harten e ngjarjeve kultuore e historike të Kosovës, ndërsa Kosovën e ka vendosur në harten e botës. Festival ky që tashmë ka kaluar kufijtë tonë kombëtar. Jam shumë i gëzuar që sivjet kemi gjetur mundësinë të mbështesim Hardh Fest-in më shumë së viteve të kaluara”, tha Latifi.

Me këtë rast, Latifi, ndau gjashtë çmime për vreshtarët më të mirë.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministra të kabinetit Kurti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarë të Bashkive të Tiranës dhe disa kryetarë nga komuna të tjera të Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë

Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
Kalo në kategori