Maqedoni, “Përmbaruesit dëmtojnë qytetarët 10-15 herë më tepër se borxhi”, aktivistët përkrahin ndryshimet ligjore
Jemi të gatshëm t’u ngritim kallëzime penale të gjithë atyre që nuk respektojnë ligjin. Kështu u shpreh kryetari i PEPR, Samka Ibraimovski para Gjykatës Kushtetuese, ku së bashku me organizatorët e protestës “Stop për përmbaruesit”, dorëzuan argumente për kushtetutshmërinë e ndryshimeve të ligjit për marrëdhënie detyrimore, gjegjësisht pjesën që ka të bëjë me vjetërsimin e lëndëve.
“Ky ligj jo që nuk është jokushtetues por, sjellja e të njëjtit parandalon sjelljen kokë në vete të përmbaruesve. I dëmtuan qytetarët 10 deri 15 herë më tepër nga ajo që duhet ta paguajë. Për këtë shkak është sjellë dhe ky ligj. Falënderim për deputetët që e votuan këtë ligj. Nuk mundet një ligj që e ka nënshkruar president i shtetit, shtëpia më e madhe ligjvënëse – Kuvendi, ka kaluar të gjitha filtrat e komisionit, sistem politik dhe komisioni ligjvënës, këtu kanë qenë dhe përfaqësues të ministrisë së drejtësisë, e të mos respektohet tani ky ligj. Ky ligj do të ketë sanksione”.
Aktivistja e “Non Pasaran”, Ana Gligorova theksoi se qëllimi i tyre është të mbrojnë ndryshimet ligjore para Gjykatës Kushtetuese, dhe do t’i argumentojnë me analizë komparative. Ajo theksoi se nëse borxhi është 1000 denarë, interesi nuk duhet të jetë më tepër se kjo shumë.
“Interesi ndëshkues që e sjellë banka popullore e Republikës së Maqedonisë, kur llogaritet shuma përfundimtare, nuk guxon të jetë më e madhe se borxhi bazë. Nëse borxhi është 1000 denarë, bashkë me interesin, pjesa e interesit, duhet të jetë 2000 denarë maksimumi, pa harxhimet e avokatëve, harxhimet e përmbaruesve dhe noterëve”.
Shoqatat “Njerëzit mbi përfitimin”, “No Pasaran”, PERP dhe KOSM ishin organizatorë të protestës “Stop për përmbaruesit” para dy ditëve. Në përputhje me ligjin për marrëdhënie detyrimore, në nenin 2 janë paraparë ndryshime ku është përcaktuar se procedura përmbaruese mund të realizohet në afat prej 10 viteve nga dita e ngritjes së kërkesës për përmbarim, e pas këtij afati, me veprim retroaktiv vjetërsohet lënda./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në dhjetor bëhet publike masa e kursimit “Shporta e Vitit të Ri”
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj