LAJMI I FUNDIT:

Aleati i Putinit vlerëson se “Rusia nuk mund të fitojë luftën pa armë bërthamore”

Aleati i Putinit vlerëson se “Rusia nuk mund të fitojë luftën pa armë bërthamore”

Sulmi më i madh me dron ndaj Rusisë që nga pushtimi i saj në Ukrainë, ka shtyrë propagandistin e Kremlinit, Vladimir Solovyov, të bëjë “një propozim” për atë që ai beson se është e nevojshme që Moska të fitojë luftën që filloi.

Disa rajone ruse u shënjestruan në një sulm në shkallë të gjerë me dron të mërkurën mbrëma.

Si pasojë, aeroplanë – duke përfshirë Ilyushin IL-76 – u shkatërruan ose u dëmtuan në një fushë ajrore në Pskov, 450 milje nga Ukraina, gjë që sinjalizonte një dështim serioz ushtarak nga Moska.


Dhe autoritetet ruse kanë fajësuar Ukrainën për sulmet, megjithëse Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Në një emision radiofonik, Vladimir Solovyov, aleati i Vladimir Putin kritikoi imazhet dhe informacionet që guvernatorët rajonalë shpërndanë në mediat sociale për pasojat e sulmeve.

I veshur me një kostum të BRSS, Solovyov vazhdoi duke pyetur se si ishte i mundur një sulm kaq “i fuqishëm” në të cilin pati humbje “shumë të këqija” të avionëve rusë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Duke iu përgjigjur pyetjes së tij, Solovyov supozoi se inteligjenca ajrore e NATO-s kishte ndihmuar me zbulimin që Rusia nuk po e merrte mjaft seriozisht, duke arritur në përfundimin se forca të tilla “duhen shkatërruar”.

“Nëse do të bëjmë luftë, duhet të bëjmë luftë…”, tha ai.

Solovyov më pas dukej se e zgjeroi kërcënimin e tij bërthamor nga taktik në strategjik, ndërsa vuri në dukje afërsinë e Pskov me vendet e NATO-s, Estoninë dhe Letoninë.

Ai tha se nëse dronët ishin lëshuar nga shtetet baltike “atëherë fshijini nga faqja e dheut”.

“Nëse sulmi është nisur nga një vend i NATO-s, kjo është shpallja e luftës e NATO-s kundër Rusisë”, tha ai, “kjo do të thotë se si përgjigje, armët bërthamore duhet të përdoren menjëherë”.

Pretendim i tij vjen edhe pse Estonia ka thënë se nuk qëndron pas sulmit me dron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Kalo në kategori