LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i Doganës në barnatoret e kryeqytetit, gjenden 350 lloje të barnave të kontrabanduara

Aksioni i Doganës në barnatoret e kryeqytetit, gjenden 350 lloje të barnave të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka ushtruar këtë të enjte kontrolle në pesë lokacione të ndara (barnatore) në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të mallrave të mundshme të kontrabanduara.

Në njoftim bëhet e ditur se bazuar në informatat e marra nga rrugët operative, njësit e doganës kanë koordinuar një aksion në këto pesë lokacione.


Dogana e Kosovës me aksion në Prishtinë, cak barnatoret
Lexo po ashtu Dogana e Kosovës me aksion në Prishtinë, cak barnatoret

“Gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme. Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar menjëherë dhe proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar”, thuhet në komunikatën për media.

Malli i gjetur thuhet se përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikamenteve.

Dogana ka bërë të ditur se procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve.

“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet tutje. /Telegrafi/