LAJMI I FUNDIT:

Belgjika zgjedh përfaqësuesin për Eurovision 2024

Belgjika zgjedh përfaqësuesin për Eurovision 2024
Foto: Screenshot/Instagram

Është zbuluar pjesëmarrësi i parë i Eurovision Song Contest 2024, i cili do të mbahet në Suedi.

Belgjika do të përfaqësohet nga Mustti (32 vjeçar), një aktor dhe këngëtar, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Mustin.

Ende nuk është bërë e ditur kënga që do të prezantohet në Eurovisionin e vitit të ardhshëm.


“Është çmenduri, por e vërtetë. Do të kem nderin të përfaqësoj Belgjikën në Eurovision 2024 në Malmo të Suedisë. Do të përpiqem t’i qasem sa më intensivisht kësaj sfide, duke qëndruar autentik dhe i sinqertë pa marrë parasysh çfarë”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

Malmo zgjidhet si qyteti nikoqir i 'Eurovision 2024'
Lexo po ashtu Malmo zgjidhet si qyteti nikoqir i 'Eurovision 2024'

Mustii është një yll i madh në Belgjikë. Ai ka dy albume të botuara dhe si aktor fitoi audiencën me rolin e tij në shfaqjen “Romeo dhe Zhuljeta” në Theatre de Liege.

Mustii është gjithashtu gjyqtar në versionin belg të shfaqjes “Drag Race Belgique”.

Përveç konkurrimit në Eurovision Song Contest, ai do të rikthehet si gjyqtar në sezonin e ri të “Drag Race Belgique” dhe do të luajë në filmin e ri të Michiel Blanchard, “La nuit se traine”. /Telegrafi/