LAJMI I FUNDIT:

Të premten në Tetovë do të bëhet dezinsektim tokësor

Të premten në Tetovë do të bëhet dezinsektim tokësor

Komuna e Tetovës informon se me datë 01.09.2023 do të realizohet dezinsektimi i dytë nga toka në territorin e qytetit të Tetovës për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.

Nga komuna thonë se dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas orës 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike, në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

“Për dezinsektim do të përdoret preparat i tretur në bazë të prospekteve të prodhuesit për përdorim edhe atë 50 ml/11. Andaj qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë të bëjnë strehimin e bletëve në kosheret e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit mbajtjen e bletëve të mbyllura minimum 5-6 orë pas trajtimit të territorit”.


“Po ashtu është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat trajtimi i qytetit si dhe t’i largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori