LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova ka ulur praninë e policisë në veri, së shpejti zgjedhjet

Kurti: Kosova ka ulur praninë e policisë në veri, së shpejti zgjedhjet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se edhe pse nuk e kanë njohur pesë shtetet Kosovën, po punohet me ta në aspektin bilateral.

“Ka hapa të vegjël dhe shpresojmë që të na njohin edhe ato shtetet që nuk na kanë pranuar ata. Një mënyrë tjetër është ato shtete skeptike, t’i bindim me zhvillimet dhe rezultatet”, tha Kurti në një panel të diskutimit, ku po marrin pjesë edhe liderë të rajonit, në  kuadër të pjesëmarrjes së tij në ‘Forumin Strategjik të Bledit-BSF 2023’, të Sllovenisë.

Kurti ka folur për të arriturat e Kosovës, ku në shumë aspekte është më mirë se vendet e tjera e rajonit. Shefi i qeverisë tha se shpreson se Kosova, të jetë pjesë Këshillit të Evropës, dhe partneritet me NATO-n.


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se duhet shtensionimi në komunat e veriut. Ai tha se Kosova ka ulur praninë e Policisë dhe së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme në këto komuna.

Krahas kryeministrit Kurti, në këtë panel kanë marrin pjesë: Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori