Ja çfarë duhet të bëni menjëherë kur ju pickon një greth, bletë ose grerëz
Të gjithë bëjnë të njëjtin gabim
Pas pickimit shfaqen shenja të kuqe në trup, ënjtje, vështirësi në frymëmarrje, ënjtje në zonën e fytyrës dhe qafës dhe të gjitha këto paraqesin një komplikim serioz.
Ditëve të ngrohta ka një prani më të madhe insektesh. Disa prej tyre janë grethi, bleta dhe grerëza që mund të na pickojnë dhe të lënë pasoja të caktuara.
Para së gjithash, është e rëndësishme të mos bëni panik. Pasojat varen nga vendi i pickimit, transmeton Telegrafi.
Në vendin e pickimit: dhimbje të forta dhe kruajtje. Edem (ënjtje) e konsiderueshme mund të ndodhë në zonën e organeve gjenitale dhe fytyrës, por një pickim në brendësi të gojës me ënjtje të madhe dhe pengim të rrugëve të frymëmarrjes është veçanërisht i rrezikshëm.
Helmi i bletës, grethit dhe grerëzës ka një efekt të fortë irritues lokal dhe potencialisht të përgjithshëm toksik. Pas thumbimit, i cili zakonisht përcillet me dhimbje, shfaqet një ndjesi djegieje dhe lëkura në vendin e pickimit skuqet.
Pas pickimit shfaqen shenja të kuqe në trup, ënjtje, vështirësi në frymëmarrje, ënjtje në zonën e fytyrës dhe qafës dhe të gjitha këto paraqesin një komplikim serioz, i cili mund të çojë në vdekje nëse personi nuk merr mjekimin e duhur.
Mos prekni ose gërvishtni zonën e prekur. Ajo që mund të bëni është të aplikoni menjëherë një pako të ftohtë – një rrjedhë uji të ftohtë ose një copë akulli në vendin e pickimit. Nëse bëhet fjalë për thumbin e bletës, thumbi i bletës duhet të hiqet nga lëkura me anën e mprehtë të thikës ose thoit.
Asnjëherë mos u përpiqni ta kapni thumbin me piskatore ose midis thonjve, pasi kjo do të detyrojë pjesën tjetër të helmit në lëkurë. Lani vendin e pickimit të një blete ose grerëze më të vogël me sapun dhe ujë.
Nëse shfaqet ënjtje ose dhimbje, aplikoni një kompresë të ftohtë në vendin e shpimit. Nëse keni një reagim ndaj një pickimi që është të paktën pak më i rëndë se dhimbja e lehtë dhe ënjtja e moderuar, bisedoni me mjekun i cili ka të ngjarë të rekomandojë testimin e alergjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës