LAJMI I FUNDIT:

Thumbimi i insekteve dhe ndihma urgjente mjekësore paraspitalore

Thumbimi i insekteve dhe ndihma urgjente mjekësore paraspitalore

Thumbimi nga insektet (grerëzat, bletët, rriqrat) shkakton reaksione alergjike, të cilat e sensibilizojnë organizmin e njeriut

Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec.i mjek.urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente-Prishtinë
tel. 044-199-161


Pickimi nga insektet është një dukuri e shpeshtë që, zakonisht, ndodh gjatë muajve të verës. Fatmirësisht, rastet e tilla janë mjaft të rralla dhe nuk paraqesin probleme të rënda mjekësore.

Manifestimet klinike

Mushkonjat, rriqrat, bleta, grerëzat, merimangat, mund të jenë të dhimbshme dhe të papërshtatshme për personin e thumbuar dhe rëndom paraqesin ndjenjë të pakëndshme kalimtare.

Simptomat në vendin e pickimit:

• Skuqje
• Ënjtje
• Dhimbje
• Kruajtje

Pengesat e paraqitura mund të zgjasin disa orë deri në disa ditë. Gjithashtu mund të tërhiqen vetvetiu. Gjithashtu thumbimet e shumta të insekteve mund të sjellin edhe deri te reaksionet serioze sidomos te personat e ndjeshëm në veçanti të personat të cilët janë të predisponuar për reaksione alergjike. Personat alergjik mund të reagojnë me vrull dhe kështu mund të vjen deri te shoku anafilaktik dhe rrezik për njeriun.

Insektet mund t’i ndajmë në helmuese dhe johelmuese. Insektet që nuk janë helmuese ushqehen me gjakun e shtazëve dhe njerëzve dhe thumbojnë që të ushqehen, derisa ato helmuese pickojnë ose gërvishtin me qëllim që të mbrohen dhe atëherë e lëshojnë helmin i cili mund të shkaktojë dhimbje të forta.

Moment nga thumbimi i bletës

Me rastin e pickimit të insekteve johelmuese, vjen deri të sekrecioni i salives me materie të cilat pengojnë koagulimin e gjakut.

Vjen deri te reaksioni i organizmit ndaj asaj materie dhe lajmërohet edemë lokale, skuqje, ënjtje e lehtë dhe kruajtje e pakëndshme që mund të zgjatë disa orë deri disa ditë.
Mund të jenë bartës të ndonjë sëmundje.

Në nënqiellin tonë, pasojat më të rrezikshme mund t’i kemi nga thumbimi i rriqrave, të cilat munden (edhe pse rrallë) të bartin boreliozën ose meningoencefalitin.

Inkubacioni i virusit që shkakton meningoencefaltisin është rreth 10 deri 30 ditë. Në këtë periodë, pas thumbimit të rriqrës, duhet të vështrohen simptomat e mundshme të kësaj sëmundje – kokëdhimbja, djegia dhe mundimi.

Në barnatore mund të gjinden preparate të cilat lehtësojnë simptomat.

Insektet helmuese rëndom gërvishtin organizmin me atë rast sekretojnë helm.

Në vendin tonë nuk kemi ndonjë insekt të posaçëm helmues edhepse thumbimi i grerëzave, bletëve, mushkonjave dhe merimangave, mund të jenë shumë të rrezikshme për njerëzit të cilët janë alergjik ndaj thumbimit.

Një reaksion i rëndë alergjik mund të shkaktojë:

• dhimbje barku
• të përzier dhe të vjella
• ënjtje e fytyrës, buzëve ose fytit
• probleme me frymëmarrjen
• tronditje

Kujdes!

Nëse fëmijën e pickon bleta në gojë, ose në fytyrë mund të vijë deri te shfaqja e simptomave dhe shenjave të rrezikshme si: frymëzënie, për shkak të edemës laringale, ndërsa prognoza e sëmundjes mund të jetë fatale, ofrimi i ndihmës së parë është shumë emergjente.

Ndihma e parë – veprimet

▪ Të aksidentuarin duhet qetësuar dhe inkurajuar dhe vendoseni në pozitë të shtrirë.
▪ Nëse duket thumbi në vendin e pickimit duhet ta largoni.
▪ Nëse bëhet fjalë për thumbim nga insekti, gjymtyrën e mobilizoni dhe e mbani në elevacion në nivel të zemrës.
▪ Shpërlani me ujë dhe me sapun vendin e thumbuar nga insektet dhe vendosni kompresa të ftohta, me qëllim të zvogëlimit të dhimbjeve.
▪ Krijoni kushtet që pas stabilizimit të shenjave jetësore nën përkujdesje shëndetësore, të aksidentuarin të dërgoni në spital për trajtim të mëtutjeshëm.
▪ Nëse jo profesionistët ofrojnë ndihëm e parë te personi i thumbuar nga insektet, nuk preferohet largimi i insektit, sepse kjo duhet të bëhet vetëm në qendrat shëndetësore të specializuara.
▪ Insekti mund të largohet nga trupi nga punëtori shëndetësor dhe për këtë qëllim duhet të përdoret një mjet insekticid spërkatës nga afërsia, derisa të mbytet insekti.
▪ Largimi i insektit bëhet ngadalë, me durim, duke e lagur vendin e thumbimit me pincë nga lëkura e personit të thumbuar, por duke pasur kujdes që të mos mbetet asnjë pjesë e trupit të insektit.
▪ Me piskatore mund të shtrëngoni thumbin dhe të injektoni në plagë edhe më shumë helm.
▪ Në vendin e pickimit vendosni lecka të lagëta që të zvogëloni ose parandaloni shfaqjen e ënjtjes.
▪ Leckën është e nevojshme të mbajmë në vendin e thumbimit së paku dhjetë minuta.
▪ Plagën duhet pastruar dhe dezinfektuar mirë.
▪ Nëse dhimbja dhe ënjtja zgjasin ose vjen deri te përkeqësimi i gjendjes kërkoni ndihmën e mjekut.
▪ Kërkohet të përcillen funksionet vitale, në veçanti te personat alergjik.
▪ Përcillni se a ka ardhur deri te përmirësimi dhe në këtë rast thirrini ndihmën urgjente mjekësore.
▪ Nëse personi është gërvishtur ose pickuar në gojë dhe ekziston rreziku për ënjtje në rrugën e frymëmarrjes, mund t’i jepni ndonjë kockë akull të thithë personi i thumbuar ose të mbaj ujë të ftohtë në gojë.
▪ Nëse vjen deri të përkeqësimi dhe ënjtja vazhdon të rritet thirrni ndihmën urgjente mjekësore, përmes linjës urgjente 194.
▪ Parandaloni thumbimin dhe gërvishtjen më e mirë është preventiva.

Fiksimi me piskatore dhe largimi i rriqrës

Trajtimi urgjent për një reaksion të rëndë alergjik

▪ Nëse dyshoni se dikush mund të ketë një reaksion të rëndë alergjik:
▪ Pyesni dikë tjetër që të telefonojë menjëherë 194, ose shërbimet lokale të urgjencës.
▪ Nëse jeni vetëm, kontaktoni shërbimet e urgjencës përpara se të ofroni trajtim tjetër.
▪ Pyete personin nëse ata mbajnë një injektues automatik – epinefrinë
▪ Nëse e bëjnë këtë, merrni atë për ta dhe ndihmojini të përdorin atë në përputhje me udhëzimet e etiketës.
▪ Nxitini të qëndrojnë të qetë, të shtrihen në heshtje me këmbët e ngritura dhe të qëndrojnë të qetë.
▪ Nëse ata fillojnë të vjellin, ktheni në krah për të lejuar që të vjellat dhe të parandalojmë ngufatjen.
▪ Nëse i aksidentuari mbetet pa ndjenja dhe ndalohet frymëmarrja, filloni RKP.
▪ Vazhdoni derisa të vijë ndihma mjekësore urgjente.

Këshilla

• Pas kthimit nga natyra largoni rrobat dhe bëni dush.
• Mos përdorni parfume të forta dhe dezodoranse me rastin e shëtisë në natyrë.
• Mund t’i përdorni preparate për largimin e insekteve.
• Shfrytëzoni rroba dhe mbathje të përshtatshme për mbrojtje.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori