LAJMI I FUNDIT:

Batatina i kënaqur me përmbysjen ndaj Fushë Kosovës dhe karakterin që treguan futbollistët e tij

Batatina i kënaqur me përmbysjen ndaj Fushë Kosovës dhe karakterin që treguan futbollistët e tij

Llapi ka marrë edhe fitoren e dytë në kampionat dhe të dytën radhazi pasi ka mposhtur Fushë Kosovën në udhëtim 1-2.

Ilir Blakçori dhe Muhamet Hyseni kanë qenë vendimtar me golat e tyre në fitoren e llapjanëve në udhëtim te Fushë Kosova.


Tahir Batatina ka mbetur shumë i kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët e tij dhe karakterin që treguan përkundër që ishin në disavantazh nga pjesa e parë.

“Jam i kënaqur me karakterin e lojtarëve. Kur një skuadër kthen rezultatin, tregon për karakterin që ka. Fushë-Kosova ka qenë e motivuar ndaj Llapit. Ka dhënë maksimumin ashtu siç kemi bërë ne. Duhet të ketë kujdes ndaj këtyre skuadrave. Ia dolëm me sukses ta kthejmë rezultatin. Në pjesën e dytë ndryshova taktikish. Angazhova lojtarë të rinj. Ndryshova skemën e lojës që të sulmojmë nga të dyja krahët. E rëndësishme ishte që finalizuam herët në pjesën e dytë e pastaj edhe shënuam edhe golin e dytë”, ka thënë Batatina për “Art Motion”.

Tutje Batatina tha se skuadra e tij ende është në komponim e sipër dhe më e mira ka për të ardhur.

“Kemi sjellë shumë lojtar dhe sigurisht që duhet ende kohë për t’u komponuar. Kemi sjellë lojtar cilësor në skuadër dhe sigurisht duan kohën e tyre. Më gëzon që kam lojtar të tillë në dispozicion. Para ndeshjes u thash që është kënaqësi të jem para jush si trajner”.

“Në këtë kampionat ka ekipe cilësore dhe aty janë Ballkani, Drita e po ashtu edhe Prishtina ka skuadër cilësore. Mbetet të shkojmë ndeshje pas ndeshje”, ka theksuar Batatina. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

La Liga
Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro

Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro

La Liga
Eksod te Bayern Munichu këtë verë – largohen shtatë futbollistë, vlera e të cilëve llogaritet 340 milionë euro

Eksod te Bayern Munichu këtë verë – largohen shtatë futbollistë, vlera e të cilëve llogaritet 340 milionë euro

Bundesliga
Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Premier League
Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

La Liga

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori