LAJMI I FUNDIT:

Irlandezi që arrin të ngjitet pa duar në murin e improvizuar si shkëmb

Irlandezi që arrin të ngjitet pa duar në murin e improvizuar si shkëmb

Ky është momenti kur një alpinist nga Irlanda arriti të ngjitet në murin e improvizuar si shkëmb, pa përdorur fare duart.

Robert McCaffrey shpërndau videon që u shpërnda nga më shumë se 5 mijë ndjekës në Instagram – ku shihet sesi ushtrohet të ngjitet në “mur” duke mbajtur duart prapa shpinës.

Burri nga Dublini arrin të ruaj balancën, derisa ngjitet në mur dhe vetëm me këmbë arrin të jetë në maje të murit, transmeton Telegrafi.


Ky alpinist irlandez po cilësohet si fenomen sesi po arrin të ruaj gjakftohtësinë dhe të balancoj trupin. Pra ai i mban duart prapa shpinës.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale dhe burrin nga Dublini po e cilësojnë si shumë të guximshëm, pasi mjafton një lëvizje më e vogël e pakujdesshme që të lëndohet. /Telegrafi/