LAJMI I FUNDIT:

Ekstradohet nga Britania e Madhe 52 vjeçari i dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë

Ekstradohet nga Britania e Madhe 52 vjeçari i dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë

Një 52 vjeçar shqiptar është ekstraduar këtë të dielë nga Britania e Madhe në drejtim të vendi tonë pasi ishte dënuar me 25 vjet burg.

Sipas policisë mësohet se si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit me Interpol Mançesterin, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Artan Muça, 52 vjeç, lindur në Elbasan.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Artan Muça, më 01.06.1997, në një subjekt privat (bilardo), në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj (pronari i bilardos) dhe B. M.

Shtetasi Artan Muça është kapur në Britani të Madhe, në vitin 2021, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit./abcnews/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori