LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë pritjet dhe kolonat e automjeteve në pikat kufitare, 30 minuta pritje në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Vazhdojnë pritjet dhe kolonat e automjeteve në pikat kufitare, 30 minuta pritje në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Edhe mëngjesin e sotëm në pikë kalimet kufitare raportohet për pritje dhe kolona të automjeteve.

Pritjet më të gjata janë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:48), pritjet për të dalë nga Kosova në këto dy pikë kalime kufitare janë deri në gjysmë ore.


Kolona e automjeteve te Dheu i Bardhë arrin në 80 metra, kurse në Merdar është 50 metra.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e as pritje të gjata.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/