Në Zvicër më shumë dëgjohet muzika shqiptare sesa ajo në dialektin zviceran të gjermanishtes. Por, a është në rritje edhe gjuha shqipe në këtë shtet?
Fakti që në Zvicër në vitin 2023, është transmetuar më shumë muzikë në gjuhën shqipe sesa në dialektin zviceran të gjermanishtes, ka preokupuar shumë në komunitetin e SRF. Kështu, përdoruesit në kuadër të këtij komuniteti kanë pyetur nëse shqipja po përhapet edhe në segmentet tjerë, në Zvicër.
Në fakt, shqipja është një nga gjuhët më të folura si gjuhë kryesore në Zvicër, pas gjermanishtes, frëngjishtes dhe italishtes. Këtë e tregojnë shifrat e statistikave federale.
Vitin e kaluar, 2.8 për qind e personave mbi 15 vjeç në Zvicër flisnin gjuhën shqipe si gjuhë kryesore. Kjo është 0.3 pikë përqindjeje më shumë se dhjetë vjet më parë. Dhe, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen?, pyet srf.ch.
Stephan Schmid, gjuhëtar në Universitetin e Cyrihut, është marrë me këtë temë për një kohë të gjatë. Ai shpjegon se çfarë ndodh kur emigrantët sjellin gjuhën e tyre në një vend.
Modeli klasik që e shpjegon këtë tematikë është skenari i tre gjeneratave. Ai është zhvilluar në bazë të emigracionit në Shtetet e Bashkuara: “Në brezin e parë, njerëzit flasin vetëm gjuhën e tyre amtare”. Kështu, për shembull migrantët e parë italianë në SHBA flisnin vetëm dialektin italian.
“Pastaj fëmijët e tyre u bënë dygjuhësh”. Më në fund, nipërit u bënë amerikanë njëgjuhësh që flisnin vetëm anglisht. Një shembull i spikatur i kësaj është këngëtarja Madonna. Gjyshërit e saj kanë emigruar nga Italia. Ajo pothuajse nuk flet më italisht.
Sidoqoftë, gjuha e emigrantëve mund të zhduket shumë më shpejt. Por kjo ndodh sidomos nëse vendi i origjinës dhe vendi i ri janë të ngjashëm kulturalisht dhe nga ana gjuhësore. Një shembull i tillë është Argjentina, thotë Schmid.
“Atje kishte emigracion masiv nga Italia. Për shkak se spanjishtja është shumë e ngjashme (me italishten), italianët e harruan shpejt gjuhën e tyre amtare”.
Por, a ndodhë të përhapet gjuha e emigrantëve në një vend të ri? Ndonjëherë, shpjegon Stephan Schmid. Në Zvicrën gjermanishtfolëse, italishtja është një shembull i mirë për këtë: gjatë bumit ekonomik të periudhës së pasluftës, në Zvicër ka pasur një valë të madhe imigrimi italian.
“Kështu u përhap italishtja, veçanërisht në kantiere ndërtimi dhe në fabrika. Shumë emigrantë që nuk ishin italianë flisnin italisht. Arsyeja kryesore ishte marrëdhënia midis gjuhëve”, (bëhet fjalë për folësit e gjuhëve të afërta me italishten).
Megjithatë, studiuesi beson se është e pamundur që shqipja të bëhet njëra ndër gjuhët kryesore në Zvicër: “Ajo që sigurisht nuk do të ndodhë kurrë është që gjermanishtja zvicerane do të zhduket dhe gjuhët e migrantëve do të mbizotërojnë”, shprehet ai.
Është e mundur që fëmijët të marrin një ose dy fjalë të shqipes në këndin e lojërave – kjo quhet përvetësim joformal i gjuhës, thotë Schmitt, transmeton albinfo.ch. Studimet nga Zvicra, megjithatë, tregojnë se kjo pothuajse nuk mund të ndodhë në rastin e shqipes.
Përveç kësaj, fëmijët me origjinë shqiptare që sot janë në shkollë fillore, kryesisht i përkasin brezit të tretë dhe, siç dihet nga hulumtimet, ata shpesh mund të flasin vetëm shqipen e folur (dialektin).
Në parim, megjithatë, gjuhët e huaja në vendet moderne e kanë pak më të lehtë se në të kaluarën dhe priren të jetojnë më gjatë. Ndër të tjera, kjo ka të bëjë edhe me mjetet moderne të komunikimit si Whatsapp dhe interneti, shpjegon Stephan Schmid. Këto e bëjnë më të lehtë qëndrimin në kontakt me vendin e origjinës dhe gjuhën e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale