Më pak se 7 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar afatit të dytë të testit të maturës. Edhe në Prishtinë, 91 nxënës të Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori” i janë nënshtruar provimit për vlerësim të arritjeve, njohurive, shkathtësive dhe aftësive të cilat i kanë fituar gjatë arsimimit të tyre parauniversitar.
Për mbarëvajtjen e procesit në këtë shkollë ishin të angazhuar vëzhgues dhe administrues nga Fushë Kosova, po ashtu të përfshirë kanë qenë edhe monitorues nga Universiteti i Prishtinës.
Pas përfundimit të testit, drejtoresha e shkollës “28 Nëntori”, Zyrafete Kafexholli, deklaroi se procesi i testit të maturës ka përfunduar në mënyrë të rregullt.
Ajo shpreson se në këtë afat të kalojnë testin të gjithë maturantët që kishin mbetur nga afati i parë.
“Gjithsej në këtë afat, në afatin e gushtit, kanë qenë 91 maturantë, të tjerët e kanë dhënë në afatin parë, procesi ka shkuar në rregull ka filluar me kohë, ka përfunduar me kohë. Kanë qenë vëzhgues dhe monitorues nga universitete dhe administrues nga Fushë Kosova, gjithkush ka qenë në vendin e vet të punës me përgjegjësi të plotë. Edhe tash kemi mbajtur orë shtesë, janë mbajtur orë shtesë edhe gjatë qershorit nxënësit kanë qenë të përgatitur dhe unë shpresoj që edhe këtë afat ta kalojnë të gjithë” tha Kafexholli.
Lirim Isufi, monitorues i testit në shkollën “28 Nëntori”, tha se nuk ka pasur asnjë të përjashtuar nga nxënësit për shkak të përdorimit të telefonave ndërsa procesin e vlerësoi të rregullt.
Ai tha se përgatitja e atyre që sot iu nënshtruan provimit lë për të dëshiruar.
“Procesi ka filluar mirë, kam qenë monitorues edhe në testimin e parë tash edhe në të dytin. Testimi ka filluar me kohë, nuk kemi pas probleme, nuk ka pasur përdorim të telefonave as largim të nxënësve, çdo gjë ka shkuar ne rregull…. Po mendojnë kanë mundur të jenë më mirë edhe kanë mundur të bëjnë më shumë, shpresoj që po nuk besoj shumë se në bazë të mënyrës së pyetjeve që i formuluan, ka qenë njëfarë treguesi se niveli i përgatitjes lë shumë për të dëshiruar”, tha Isufi.
Ndërsa, Elion Havolli, i cili i iu nënshtrua provimit, deklaroi se pyetjet e testit nuk kanë qenë të vështira dhe shpreson ta kalojë me sukses këtë afat.
“Jam Elion Havolli, nuk ka ardhur testi fort edhe pse të parin kom mundur me plotësuar aq sa kam ditë që kam marre 30 pikë, më kanë shtyrë për afatin e gushtit shpresoj e kaloj të dytin. Nuk po them që kanë të vështira, pak jo shumë”, tha Havolli.
KosovaPress ka tentuar të marrë më shumë informacione në lidhje me procesin e testit të maturës në të gjithë vendin pranë zyrtarëve të Divizionit të Maturës në Ministrinë e Arsimit, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Pragu i kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore është 40% e totalit të pikëve të mundshme. Vetëm kandidatët që e arrijnë këtë prag kalueshmërie mund të aplikojnë për regjistrim në studime në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
Testi ka pasur gjithsej 100 pyetje apo detyra nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe ka zgjatur 150 minuta. Në test janë përfshirë tri lëndët obligative, gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë dhe një lëndë zgjedhore që është përzgjedhur nga vet kandidati nga mesi i lëndëve zgjedhore që i janë ofruar. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale