LAJMI I FUNDIT:

Të hënën mbahet mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së aktorit, Xhevat Qorraj

Të hënën mbahet mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së aktorit, Xhevat Qorraj

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar me anë të një postimi se do të mbahet mbledhje komemorative për aktorin tashmë të ndjerë, Xhevat Qorrajn.

Ngjarja do të mbahet të hënën (28 gusht) për të nderuar jetën dhe veprën e aktorit deçanas.


“Teatri Kombëtar i Kosovës organizon mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës të aktorit Xhevat Qorraj. Në këtë rast, ftojmë miqtë, kolegët, familjarët dhe dashamirët e Xhevat Qorrajt të mblidhen të hënen, me 28 gusht 2023, nga ora 12:00 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (në Pallatin e Rinisë në Prishtinë)”, thuhet në postim.

Shkrimi tutje vijon: “Teatri Kombëtar i Kosovës do ta kujtojë Xhevat Qorrajn për talentin e tij të rrallë, rolet e tij të shumta, kolegialitetin e tij të pashoq dhe kontributin e tij të pafund në kulturën dhe artin tonë kombëtar”.

Vdes aktori shqiptar, Xhevat Qorraj
Lexo po ashtu Vdes aktori shqiptar, Xhevat Qorraj

Qorraj u nda nga jeta të mërkurën (23 gusht) në moshën 76 vjeçare.

Xhevat Qorraj

Ai ka luajtur në disa filma e seriale si: “Rrushe”, “Proka”, “Rojet e mjegullës”, “Si të vdiset”, “Tri dritare dhe një varje”, “Eternally Child”, etj.

Xhevati, i lindur në fshatin Carrabreg të Deçanit, i takon gjeneratës së parë të aktorëve në Kosovë. /Telegrafi/

Xhevat Qorraj

Në trend Magazina

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Oriola Marashi duket e mrekullueshme në fotosesionin për “Guess Kosovo”

Oriola Marashi duket e mrekullueshme në fotosesionin për “Guess Kosovo”

Magazina
Nis nata finale e

Nis nata finale e "Eurovision 2024" - lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Magazina
Gresa Hoti publikon fotografi të mrekullueshme në bikini, nga pushimet në Ibiza

Gresa Hoti publikon fotografi të mrekullueshme në bikini, nga pushimet në Ibiza

Magazina
Kalo në kategori