LAJMI I FUNDIT:

“Mund të bëhet një nga më të mëdhenjtë në botë” – Pochettino me fjalë të mëdha për yllin e Chelseat

“Mund të bëhet një nga më të mëdhenjtë në botë” – Pochettino me fjalë të mëdha për yllin e Chelseat

Nicolas Jackson ka gjetur golin e parë në Ligën Premier në fitoren e parë sezonale të Chelseat.

Londinezët triumfuan në një ndeshje ndaj Lutonit në Stamford Bridges me rezultat të thellë 3-0.


Sulmuesi i transferuar te Chelsea nga Villarreal pati paraqitje fantastike në ndeshjet miqësore, teksa ka gjetur edhe golin e parë në elitën e futbollit anglez.

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se Jackson mund të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në botë pasi ai ka cilësi të mahnitshme.

Si e ndihmoi Sadio Mane, Chelsean në transferimin e Nicolas Jackson
Lexo po ashtu Si e ndihmoi Sadio Mane, Chelsean në transferimin e Nicolas Jackson

“Ne e dinim cilësinë e tij kur nënshkruam me të, e pamë këtë më parë”, tha fillimisht Mauricio Pochettino për sulmuesin Nicolas Jackson që gjeti golin e parë në Ligën Premier.

“Nuk është se ne i kërkojmë të vrapojë dhe të shtypë topin, ai është cilësor në mënyrën se si e rikuperon topin, por gjithashtu është një finalizues i mirë. Është vetëm çështje kohe, pasi të përshtatet në Ligën Premier ai do tregojë më shumë pas ka kualitet të lartë”.

Chelsea me fitore bindëse ndaj Luton - Jackson hap llogarinë e golave te Blutë
Lexo po ashtu Chelsea me fitore bindëse ndaj Luton - Jackson hap llogarinë e golave te Blutë

“Nuk kam asnjë dyshim se ai mund të bëhet një nga sulmuesit më të mëdhenj në botë, pasi Jackson ka cilësi të mahnitshme”, deklaroi Pochettino.

22-vjeçari senegalez iu bashkua Chelseat këtë verë nga Villarreali për shumën e 37 milionë eurove. /Telegrafi/