LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra pushues polakë helmohen në Vlorë, drejtoresha e spitalit flet për gjendjen e tyre

Dhjetëra pushues polakë helmohen në Vlorë, drejtoresha e spitalit flet për gjendjen e tyre

Rreth 80 pushues polakë, shumica prej të cilëve adoleshentë, janë helmuar këtë mbrëmje në Vlorë.

Dyshohet se turistët kanë konsumuar ushqim teksa udhëtonin në një anije turistike në zonën e Karaburunit. Më pas, ata nuk janë ndjerë mirë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.


Mbi 25 prej tyre janë duke u trajtuar në spital, të gjithë jashtë rrezikut për jetën, raporton TCH.

Drejtoresha e Spitalit të Vlorës, Bruna Mersini thotë se turistët janë të gjithë të moshave 14-15 vjeç dhe janë paraqitur me çrregullime gastrointensinale, por ende nuk dihen shkaqet e helmimit.

“Situata ka ardhur pasi këta fëmijë kanë udhëtuar gjithë ditën, pasi kanë ardhur nga Shkodra që prej mëngjesit dhe kanë marrë anijen për në ishullin e Karaburunit. Në momentin që na vjen një person me çrregullime gastrointensinale, fillojmë hetimin.

Është hetim epidemiologjik dhe gjithë skuadra e hetimit është duke kryer analizat përkatëse dhe shumë shpejt do të dalim në një konkluzion. Këta janë fëmijë, edhe vapa, edhe qëndrimi në diell në Karaburun, mund të jetë një arsye e dytë që ka shkaktuar situatën. Kështu që pa dalë analizat, pa dalë rezultatet e para, pa u kryer hetimi, ne nuk mund të japim një konkluzion. Gjendja shëndetësore e tyre është nën kontroll, si çdo lloj shqetësimi tjetër gastrointensinal”, shprehet Mersini.

Një tjetër autobus me rreth 50 turistë që kërkojnë trajtim ka mbërritur në spital, por Drejtoria e Spitalit të Vlorës njofton se nuk ka kapacitetet e mjaftueshme, ndaj disa nga pacientët do të dërgohen drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Lajme
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Komunat
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Lajme
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori