Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga këshilltari i tij për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu, vizituan sot gjatë pasdites kompaninë “Solution25” me pronarë dy vëllezërit, Besar dhe Besnik Bilalli.
E hapur në vitin 2017, “Solution25” ofron një varg shërbimesh në fushën e teknologjisë së informacionit, me theks te tregtia Online (e-commerce) dhe programim. Ajo sot ka rreth 50 punëtorë, prej të cilëve 11 janë angazhuar përmes platformës së dizajnuar dhe financuar nga ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, SuperPuna. Bashkëpunojnë me kompani të ndryshme e të mëdha ndërkombëtare dhe kanë mbi 200 projekte të përfunduara në portofolio.
Potenciali i Kosovës në sektorin e Teknologjisë së Informacionit është i jashtëzakonshëm. Me fokusin e Qeverisë në transformimin digjital, sidomos me shërbimet në e-qeverisje dhe digjitalizimin në arsim, që pritet të përkthehet në investime prej 100 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, synojmë që të ofrojmë infrastrukturë sa më të përshtatshme për kompanitë e këtij sektori ashtu që të mund të zhvillohen sa më shumë.
Deri tani ne jemi të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë së IT-së, të parët në Evropë në zhvillim për numrin e studentëve në fushën e TI për 100 mijë banorë, kurse të dytët për infrastrukturën teknologjike. Janë mbi 1500 kompani në këtë sektor. Mbi 78% e tyre eksportojnë shërbime. Në vitin 2022, eksporti i shërbimeve të TIK është rritur për 113% krahasuar me 2021.
Duke i dëshiruar suksese pronarëve dhe punëtorëve, kryeministri i falënderoi të gjithë për mikpritjen dhe për punën që po e bëjnë, thuhet në komunikatën e Qeverisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy truk i Google Maps do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë
Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?
Samsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë
Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta
Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon
Veçoria e re në YouTube ju lejon të bëni pyetje për çdo gjë që shikoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit