LAJMI I FUNDIT:

Naser Kelmendi lirohet nga akuza për trafikim me narkotikë

Naser Kelmendi lirohet nga akuza për trafikim me narkotikë

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që ta lirojë Naser Kelmendin nga akuza për trafikim me narkotikë, për çka ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim.

Kjo gjykatë e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të Kelmendit, avokatit Besnik Berisha, ndërsa e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 18.05.2023.

Të gjitha lajmet nga Naser Kelmendi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Naser Kelmendi

“Gjykata Themelorë në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, me aktgjykimin e PKR.nr.32/2019, të datës 18.05.2023, të akuzuarin N.K e ka shpallur fajtor për veprën penale, prodhimi i paautorizuar dhe vënia në qarkullim e narkotikëve sipas nenit 245 paragrafi 1 dhe 2 i LPJ (RSFJ) dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 8 muaj”, thuhet në komunikatën për media.


“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, pas mbajtjes së seancës së kolegjit, e ka aprovuar ankesën e të akuzuarit N.K, të paraqitur përmes mbrojtësit të tij av.Besnik Berisha, ashtu që në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nënpargrafi 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin N.L e ka liruar nga akuza”.

Sipas gjykatës, nga provat që janë administruar në shqyrtimin gjyqësor nuk provohet se Naser Kelmendi ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej me aktakuzë.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit, do të publikohet në web faqen zyrtare, në ditët në vijim”, bëhet e ditur tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori