LAJMI I FUNDIT:

Rekord turistësh në Shqipëri, 5.2 milionë shtetas të huaj vizituan vendin në peirudhën janar-korrik

Rekord turistësh në Shqipëri, 5.2 milionë shtetas të huaj vizituan vendin në peirudhën janar-korrik

Hyrjet e shtetasve të huaj kanë arritur nivele rekord në pjesën e parë të këtij viti duke treguar për një rritje të ndjeshme të aktivitetit të turizmit në vend.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se për periudhën janar-korrik 2023,m në vend kanë hyrë gjithsej 5,167,656 shtetas të huaj. Ky numër është rritur me 30.6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.


Vetëm në korrik, Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.770.724. Ky numër është rritur me 26,2 %, krahasuar me Korrik 2022.

Të dyja këto shifra janë nivele rekord të paregjistruara ndonjëherë më parë.

Rama: Shqipëria do të jetë kampione absolute në rajon për turizmin, konkurrojmë aeroportin e Beogradit
Lexo po ashtu Rama: Shqipëria do të jetë kampione absolute në rajon për turizmin, konkurrojmë aeroportin e Beogradit

Sipas INSTAT, në korrik 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.694.657 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Lindja e Mesme, përkatësisht me 45,821 dhe 14,805 shtetas.

Në Korrik 2023, krahasuar me Korrik 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur:
– për qëllime personale me 26.0 për qind;
– për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 22.8 për qind;
– për biznes dhe qëllime profesionale me 63.3 për qind

Të dhënat e tjera, që janë të disponueshme deri në qershor treguan se peshën kryesore të hyrjeve të shtetasve të huaj vijon ta mbajë Kosova, me 40 për qind të totalit, ndërsa për herë të parë në vend të dytë kaluan italianët, me 9 për qind të totalit.

Sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Korrik 2023 janë 710,711. Krahasuar me Korrik 2022, ky tregues është rritur me 27.8 për qind.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë shtatëmujorit 2023, është 3,734,813, duke u rritur me 21.4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Lajme
Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Lajme
Qeveria për takimin në Bruksel: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Qeveria për takimin në Bruksel: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Lajme
Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se i akuzuari pas ngjarjes kritike kishte filluar të bërtiste e ta godiste veten

Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se i akuzuari pas ngjarjes kritike kishte filluar të bërtiste e ta godiste veten

Drejtësi
“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

Lajme
Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Lajme
Kalo në kategori