I. J., famullitar i manastirit të Davidovicës në rrethin e Çaçakut, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual ndaj një vajze 13-vjeçare, i është caktuar masa e paraburgimit.
Në një rrëfim për mediet serbe, gjyshi i fëmijës së mitur, shprehet se gjithçka ka ndodhur në momentin kur ajo po kthehej nga dyqani.
“Nëna ime, stërgjyshja dhe unë po rrisim mbesën. Gjatë verës ata të dy janë shpesh në fshat për shkak të deleve, kopshtit, e duan jetën në fshat. Atë mëngjes ajo ishte me mua, i sollëm tezes disa prodhime nga kopshti që kishin rritur të dy.
“Shkova në punë dhe ajo më tha se po shkoj në dyqan, i thashë mirë dhe ajo u largua. Pak orë më vonë më tregoi një i afërm se çfarë ndodhi”, thotë gjyshi i të miturës.
Siç shton ai, me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur policinë dhe më pas ka dëgjuar se çfarë ka ndodhur.
“Pak metra larg rrugës, përballë disa bujtinave të fshatit, ishte ulur prifti. Ajo tha se nuk e dëgjoi atë duke e thirrur, por ai po tundte me dorë dhe i bëri shenjë që të vinte”, rrëfen ai.
Gjyshi i 13-vjeçarës tregon se nuk ka konfirmim, por mendon se i arrestuari ka qenë i njohur më parë për policinë.
Banorët e këtij rrethi deklarojnë se famullitari është arrestuar në shtëpinë e Z. S., gruaja e cila më herët raportohej nga mediet serbe si një person me “fuqi shëruese”.
Gjithashtu, të gjithë flasin për faktin se I. J. ka sa tre identitete. Një në Serbi, i dyti në Mal të Zi dhe i treti në Bosnjë e Hercegovinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251