LAJMI I FUNDIT:

Kurti priti në takim lamtumirës drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung, Rene Schlee

Kurti priti në takim lamtumirës drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung, Rene Schlee

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka pritur në takim lamtumirës Drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Rene Schlee, i cili tani do të drejtojë zyrën rajonale të këtij Fondacioni për Evropën Juglindore.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë bashkëbisedimit në këtë takim lamtumirës, e falënderoi Schlee për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin.


Siç thuhet në njoftim, në qendër të bashkëpunimit ishin çështjet dhe politikat që kanë të bëjnë me të drejtat e grave dhe të rinjve, barazinë sociale, bashkëjetesën ndëretnike, mjedisin, përfshirë edhe puna e përbashkët në kuadër të Fondit Sovran.

“Drejtori i Fondacionit, Rene Schlee u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin që ka pasur, duke theksuar se edhe në pozitën e tij të re do ta ndjekë temën e përbashkët për forcimin e demokracisë sociale dhe forcimin e shkëmbimit ndërmjet socialdemokratëve.

Në përmbyllje të takimit, kryeministri i uroi Schlee suksese në pozitën e tij të re”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/